LAJMI I FUNDIT:

A e dini se çfarë është “sindroma e prapanicës së vdekur” dhe si ta dini se a e keni sindromën?

A e dini se çfarë është “sindroma e prapanicës së vdekur” dhe si ta dini se a e keni sindromën?

Një paralajmërim i vogël: Nëse kaloni pjesën më të madhe të ditës në kolltuk, është lajm i keq.

Sa nga ju deri tani keni dëgjuar për sindromën e “prapanicës së vdekur”? Edhe ne tani për herë të parë kemi dëgjuar për këtë shprehje dhe sinqerisht jemi frikësuar, transmeton Telegrafi.

E dimë të gjithë se çfarë i bën qëndrimi i gjatë ulur në kolltuk, divan, para televizorit, laptopit jo vetëm shëndetit tonë, por edhe pjesëve të caktuara të trupit tonë. Mirëpo, nga mënyra e jetesës në pozitë ulur mund të pësojë, apo thënë në mënyrën më të vrazhdë ”të vdesë” prapanica.


Nga qëndrimi i tepërt ulur mund të grumbulloni të ashtuquajturën “amnezi gluteale”, të quajtur edhe si sindromë e prapanicës së vdekur.

Nëse dëshironi ta theksoni pjesën e poshtme të trupit dhe me atë rast të mos dukeni vulgarë, kemi zgjidhje të shkëlqyeshme! Sindroma zhvillohet kur gluteuis medius (njëri ndër muskujt e prapanicës) nuk është mjaft i angazhuar dhe me kalimin e kohës humb funksionin e tij.

Edhe një arsye përse sa më parë të angazhoni këtë muskul, sepse pikërisht ai është fajtori kryesor për formësim të bukur dhe tendosje të prapanicës.

Pasojat të cilat i sjell kjo sindromë (pos jo aq prapanicë të bukur) janë dhembje në pjesën lumbale të kurrizit, kërdhokullave, gjunjëve, madje edhe të leqet e këmbëve.

Nëse dëshironi të mësoni se a vuani nga kjo sindromë, provoni testin e Trendelengurgut me të cilin duhet patjetër të ngrini njërën këmbë lart.

Nëse kombliku “u bie” në pjesën ku është e ngritur këmba – do të duhej të brengoseshit. Kjo do të thotë që gluteusi në atë pjesë të trupit është më i dobët.

Pompat, ushtrimet për gluteus, shëtitjet, vrapimi janë vetëm disa nga mënyrat që të nxisni prapanicën tuaj dhe të pengoni jofunksionalitetin e pjesës së preferuar të trupit tuaj.

Image result for dead butt syndrome

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori