Edhe pse është premtuar rreth para dy dekadash, shkolla në fshatin Sellcë të Tetovës assesi të ndërtohet. Objekti i filluar në vitin 2001, shkaku i rrëshqitjes së dheut nuk është përfunduar ndërsa si pasojë mbi 300 nxënës zhvillojnë mësimin në objektin e ndërtuar në vitet e 40-ta i cili nuk plotëson as nevojat bazë të nxënësve.
“Kushtet tona sot e 30 vjet janë jo të këqija, por makabre, më të këqija s’kanë ku shkojnë më…ka klasë nëntë metra katror, apo me dy rende të bankave, që vetëm arsimtari mund të lëviz në mes. Duhet të jenë më realizues dhe jo vetëm të premtojnë, sepse jo jemi fryrë por jemi mbuluar me premtimet boshe me investime boshe. Unë jam në vitet e fundit të pensionimit, do kisha pas dëshirë të punoj të paktën një vit në lokal të ri me kushte të reja me nxehje të reja me sallë sportive, me krejt ato që kanë kolegët e mijë në qytetet më të zhvilluara”, tha Pajazit Islami, arsimtar në sh.f. Rilindja Sellcë.
“Vetëm vinë i bëjnë premtimet do e bëjmë sot do e bëjmë nesër dhe asgjë. Veç kur ka premtime kur është interes i tyre vinë i marrin votat dhe shkojnë”, u shpreh një prind nga Tetova
Qindra nxënës të fshatit Reçicë e Vogël, mësojnë në shkollën fillore Naim Frashri të Tetovës e cila mezi frymon për shkak të mbipopullimit në klasa.
“Pengesë është, mirëpo me angazhimin maksimal të arsimtarëve me shumë përvojë arin t`ia dalin me këtë numër të madh të nxënësve. Do ishte shumë më mirë nëse në të ardhmen kjo shkollë do ishte shkarku dhe të kishte diku 800 nxënës”, theksoi Xhelal Alili drejtor i Sh.F. Naim Frashri Tetovë
I pyetur për problemin në fjalë, Ministri i Arsimit i Maqedonisë, Arbër Ademi, sërish premtoi zgjidhje, por pa ofruar afat të caktuar.
“Jemi në rrugë të mbarë për të gjetur mjetet. Dhe pak e rëndësishme është se a do të gjenden në kuadër të Ministrisë së Arsimit apo ndonjë model tjetër i financimit. Bëhet fjalë për procese dhe aktivitete që nuk mund ti kushtëzojmë me afate”, u shpreh Arbër Ademi, Ministër i Arsimit
Edhe Komuna e Tetovës pa përgjigje konkrete se kur do të zgjidhet problemi me mungesën e shkollave të cilat i premtojnë vite me radhë./Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite