Sfidë e madhe po konsiderohet nga njohësit e arsimit, realizimi i vendimit të ministrit, Shyqyri Bytyqi për ndalimin e përdorimit të telefonave gjatë procesit mësimor në gjithë shkollat parauniversitare në vend.
Skepticizmin më shumë e shton mungesa e hapësirave brenda shkollave që do të mundësonte dorëzimin e telefonave.
Për këto dhe shumë arsye tjera, drejtori ekzekutiv i Qendrës për Arsim në Kosovë, Dukagjin Pupovci ka thënë se zgjidhja ideale do të ishte nëse nxënësit do të lejohen që të bartin telefonin, mirëpo, ai të jetë i shkyçur dhe në çantë.
Sipas tij, shkollat nuk kanë as kapacitete njerëzore që gjithë atyre nxënësve t’ua marrin dhe t’ua ruajnë telefonat. Ndërsa, theksoi se telefoni mund të përdoret shumë mirë dhe për qëllime mësimore.
“Numërohen në gjitha shkollat të cilat do të kenë mundësi t’ua marrin nxënësve dhe t’ia ruajnë telefonat gjatë orëve të mësimit sepse llogaritni një fluks i madh i fëmijëve, një ndërrim prej 500-600 fëmijë… Nxënësit duhet të lejohen ta bartin telefonin, por ai telefon duet të jetë i shkyçur dhe duhet të jetë në çantë, jo të jetë në xhep dhe të jetë i lidhur në rrjetë, sepse nëse është ashtu, mundësia e përdorimit është shumë e madhe… telefoni celular mund të shfrytëzohet shumë mirë për qëllime mësimore. Por është fakt që në shkollat tona, kryesisht shfrytëzohen si mjet për komunikim të palejuar gjatë orëve të mësimit dhe si i tillë është pengesë për zhvillimin normal të mësimit” ka thënë, njohësi i arsimit, Pupovci.
Ndryshe nga ky zëvendësdrejtoresha e shkollës fillore në Prishtinë ‘Elena Gjika’, Agnesa Glloboderi, u shpreh se ky vendim i ministrit është i domosdoshëm. Sipas saj, telefoni gjatë procesit mësimor vetëm ka shkaktuar dekoncentrim dhe pengesë.
“Është e mirëpritur shumë mirë, një mbështetje lehtësi për neve, për mësimdhënësit dhe do të jetë mësimi më kualitativ po mendoj. E dini, posaçërisht në kohën e testeve telefonat përdoren në mënyrë profesionale nga ana e fëmijëve, kështu që po mendoj që do të jetë për kualitetin e mësimdhënies më të mirë dhe mësimnxënies që të mos përdorën”, tha zëvendësdrejtoresha, Glloboderi.
Ndërsa, ministri i arsimit, Shyqiri Bytyqi shprehet se këtë vendim e ka marrë pas ankesave të mëdha që ka marrë nga drejtorët e shkollave dhe vet nxënësit. Sipas tij, vendimi do të ketë ndikim pozitiv në mbarëvajtjen e procesit mësimor sepse do të ketë më shumë koncentrim dhe vëmendje.
Ministri Bytyqi theksoi se implementimi i këtij procesi do të sigurohet nga mekanizmat që ministria do t’i angazhojë, siç është inspektoriati që punon në kuadër të kësaj ministrie.
Ndërsa për masat ndëshkuese, tha se nuk do të jenë të lehta për ata që nuk e respektojnë vendimin, duke shtuar se mund t’iu konfiskohet telefoni.
“Masat ndëshkuese që mund të pasojnë, qoftë për nxënësit, ashtu dhe për mësimdhënësit, parashihet të themi për nxënësit në udhëzues që në rast se do të shkoj nxënësi me telefon në celular në shkollë, atëherë mund të konfiskohet nga ana e mësimdhënësve, apo nga ana e drejtorit, sepse drejtori do të jetë menagjuesi kryesor i këtij vendimi. Ky telefon pastaj do t’i kthehet prindit me nënshkrim të dyanshëm të kujdestarit të klasës, apo të mësimdhënësit dhe të prindërit. Ku është hera e parë që do të njoftohet prindi që iu është konfiskuar telefoni nxënësit dhe i kthehet prindit. Ndërsa nëse ndodhë herën e dytë, do të jetë i informuar paraprakisht dhe prindi, nuk do t’i kthehet, por do të kalohet si pronë shtatore”, ka thënë ministri Bytyqi.
Ditë më parë Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi deklaroi se vendimi do të hyjë në fuqi mbas datës 15 dhjetor.
Ndërsa, ka dhe vende të tjera të rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë që kanë ndaluar përdorimin e telefonave në objekte shkollore./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë