LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj tregon se çfarë po ndodh me Telekomin

Haradinaj tregon se çfarë po ndodh me Telekomin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaron se Telekomi është një kompani përplot borxhe, duke pranuar se është e vështirë të rikthehet në gjendjen e dikurshme pa një investitor të jashtëm.

Haradinaj e pranon se edhe po të bëhen produkte të reja apo nëse i jepet hua, ajo nuk mund të arrijë në bilanc pozitiv.

Ai flet edhe për termocentralin “Kosova e Re”, ku sipas tij, Banka Botërore që 20 vite e ka sabotuar ndërtimin e saj. Thotë se ndërtimi i saj do të ndodh, dhe në rast se Qeveria nuk mund të gjej një partnerë, atëherë sipas tij, atë e gjen investitori, që është kompania amerikane ContourGlobal.


“Edhe Genti (drejtori i deritanishëm) edhe unë edhe gjithë Kosova e ka ditur që  Telekomi është një kompani e shtrydhur, e bankrotuar me borxhe, me probleme, me kontrata që janë shumë të rënda për vet kompaninë. Një gjendje më të vështirë të mundshme është ajo kompani, është sfidë me rikthy kompaninë pa një partner, zor është vetëm nga aftësitë menaxheriale me ndryshu gjendjen në atë kompani. Nuk ka se si, numrat janë numra, janë të pamëshirshëm. E vetmja mënyrë tani me gjet një partner, pra një investitor tjetër të jashtëm, ndonjë kompani, me nxjerr në treg ndonjë produkt të ri, ose me i dhanë ndonjë hua, si Qeveria, por zor është me kthy në bilanc pozitiv veç me menaxhim, për shkak se gjendja është shumë e rëndë, tani me sa di unë Bordi ka vendos një ushtrues detyre, në ndërkohë problem është me kthy gjendjen në këtë kompani, profitabile pa ndonjë veprim tjetër të madh”, thotë Haradinaj për KosovaPress.

Haradinaj thotë se do u kërkohet menaxherëve një plan, qoftë edhe hua nëse kërkojnë nga Qeveria. Por, nëse ndodh kjo e fundit, sipas tij, duhet me pas arsyetim të madh pse duhet me u përdor buxheti i vendit.

“Unë nuk kam pranu me dhënë para të Qeverisë kompanisë, pa u ditë marrëdhëniet që do të ndodhin me këtë kompani. Është rrezik ne me mësu një kompani që punon me humbje na me i dhënë pare, është rrezik ashtu, nuk guxojmë”, deklaron Haradinaj.

Kur flet për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, thotë se për të do të gjendet një partnerë dhe se sipas tij, Banka Botërore e ka penguar ndërtimin e saj për 20 vite.

“Qeveria kish me qenë shumë e gëzuar që të kishte investuar krejt vet në “Kosovën e Re”, sepse ish kanë investim i mirë. Mirëpo, nuk kemi arritur me bë këtë, kemi qenë të zënë me projekte të natyrave të tjera. Për fat kemi gjetur një investitor që në këtë rast është “CounturGlobal”. Kosova ka dhënë garancë, që e garanton investimin se ai ndodhë në Kosovë, kaq është investimi, këtu është lënda e parë, ky është produkti që ka me dal në shitje, këto janë paret që kthehen. Nuk ka asnjë rrezik…Banka Botërore kurrë nuk ka qenë partner i yni, ata na kanë sabotu për njëzet vjet…prej kohës e kanë vonu Kosovën. Kosova ka pasur 2100 megavat, ata na kanë vonu, sabotazh kanë bo deri sa janë zbuluar, deri nuk kanë pasur ku me shku, pa thënë jo, nuk jemi të interesuar. Nuk kanë qenë asnjëherë miq të këtij projekti. Asnjëherë, kurrë çdo herë na kanë bojkotu. Edhe, po mund të gjejmë partn er ideal, siç është Opic amerikanë, ose ndonjë partner tjetër ideal… po nuk i gjejmë ne partnerët, i gjen investitori”, deklaron Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?

A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?

Kalo në kategori