LAJMI I FUNDIT:

Dyshime për prostitucion në një sallon masazhi në Prishtinë, arrestohen tri femra dhe një mashkull

Dyshime për prostitucion në një sallon masazhi në Prishtinë, arrestohen tri femra dhe një mashkull

Gjatë një operacioni policor në një ‘Sallon masazhi’ në Prishtinë, policia ka arrestuar katër persona (një mashkull dhe tri femra) nën dyshim përfshirje në veprat penale  ‘Ofrimi i lokaleve për prostitucion’, ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Ushtrim i ndikimi’, ‘Mbajtja në pronësi kontroll apo posedim i armës’ dhe ‘Bashkëkryerja’.

Në njoftimin e Policisë thuhet se pas hetimeve të zhvilluara nga Sektori i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz-Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz e PK-së, të udhëhequra nga Prokuroria Themelore-Departamenti i Krimeve të Rënda Prishtinë, duke përdorur masa të fshehta të hetimit, më 30.11.2018, ka realizuar një plan taktik. Gjatë realizimit të planit, në një ‘Sallon masazhi’ në Prishtinë, ka identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar, tri femra dhe një mashkull, përcjell Telegrafi.

Personat e dyshuar të cilët janë arrestuar nën dyshim përfshirje në veprat penale: ‘Ofrimi i lokaleve për prostitucion’, ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Ushtrim i ndikimi’, ‘Mbajtja në pronësi kontroll apo posedim i armës’ dhe ‘Bashkëkryerja’, janë:  M.D. (1986) mashkull,  L.D. (1982) femër,  A.B. (1989) femër dhe L.L. (1977) femër.


Personi i dyshuar (L.L.) zyrtare në ATK-ë, dyshohet se në vazhdimësi duke keqpërdorur autoritetin zyrtar, me qellim të përfitimit ka ndihmuar të dyshuarit tjerë në kryerjen e veprave penale dhe po ashtu dyshohet se  ka kryer edhe veprën ‘Ushtrim i ndikimit’.

Policia si prova materiale ka konfiskuar një arme zjarri me një karikator dhe dy fishekë të njëjtës armë, gjashtë telefona mobil,  para në vlere 820 euro dhe 20 franga  (tetëqind e njëzet euro dhe njëzet franga) dhe dokumente të ndryshme.

Të dyshuarit me  aktvendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori