Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, tashmë ka pranuar kërkesat për dorëheqje të katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës: Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.
Ata kanë dhënë dorëheqje dhe kanë pushuar, siç kanë thënë, punën e vetëqeverisjeve lokale sipas sistemit të Kosovës.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal thekson se janë pranuar të gjitha dorëheqjet zyrtarisht nga katër kryetarët.
“Sipas mandatit ligjor, Departamenti Ligjor i Ministrisë po trajton aspektet ligjore të kësaj situate dhe do të ndërmarrim veprimet ligjore siç parashihet me legjislacionin në fuqi”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga ministria.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ende nuk është deklaruar lidhur me ketë çështje. Radio Evropa e Lirë ka kuptuar se në dorëheqjet e dorëzuara, kryetarët e komunave veriore i referohen Kosovës si “Kosovë e Metohi”. Një referencë e tillë, siç mëson Radio Evropa e Lirë, e pamundëson që Haradinaj t’i pranojë ato dhe rrjedhimisht edhe të kërkojë nisjen e procedurave për zgjedhje të lira në këto komuna.
Dorëheqja e kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veri, pasoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për taksën prej 100 për qind për prodhimet e importuara nga Serbia.
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, thotë se komunat veriore nuk kanë qenë pjesë aktive e asociacionit, por ato kanë përfituar nga asociacioni. Ai thotë se nuk është hera e parë që një apo më shumë kryetarë japin dorëheqje. Sipas tij, tani duhet të respektohen procedurat ligjore për zgjedhjen e kryetarëve të rinj.
“Kemi pasur edhe më herët kryetarë të komunave, të cilët kanë dhënë dorëheqje për arsye të ndryshme. Tani procedura ligjore është se pas pranimit të njoftimit nga kryetarët e dorëhequr te ministria përkatëse, atëherë në afatin kohor të përcaktuar me legjislacion, ministria duhet ta njoftojë presidentin për dorëheqjet dhe brenda 40 ditëve në tërësi zgjedhjet për kryetar të komunave duhet të ndodhin në ato komuna”, shpjegon Ibrahimi.
Ai thotë se para se të merret një vendim për zgjedhjet, autoritetet e vendit duhet të bëjnë një vlerësim të situatës në atë pjesë të Kosovës.
Sipas tij, autoritetet komunale në veri, as më herët, as tani, nuk i kanë respektuar simbolet e Republikës së Kosovës.
“Ata nuk kanë marrë pjesë aktive në aktivitetet e asociacionit, kanë marrë pjesë vetëm kur ka pasur shpërndarje të të mirave materiale, apo kur ka qenë fjala për licencimin e zyrtarëve të prokurimit, do të thotë në këto raste kanë marrë pjesë, por në tërësi nuk kanë marrë pjesë dhe nuk kanë paguar anëtarësi. Ata nuk i kanë respektuar simbolet e Kosovës. Kryetarët e komunave, në bazë të legjislacionit në fuqi, më shumë duhet të merren me ofrimin e shërbimeve të mira për qytetarët, ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarit sesa të merren me politika madhore”, shton Ibrahimi
Në Ligjin për Zgjedhjet Lokale në Kosovë, thuhet se “pas shpërbërjes së Kuvendit të Komunës ose shkarkimit të kryetarit të Kuvendit, nëse nuk parashtrohet ankesë në afat prej pesë ditësh te Gjykata Kushtetuese, zgjedhjet e parakohshme lokale shpallen nga Presidenti i Kosovës”.
Zgjedhjet shpallen jo më vonë se 10 ditë pas shpërbërjes, kurse duhet të mbahen më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë pas shpërbërjes.
Sipas ligjit, vetëm Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), mund t’i ndryshojë afatet kohore në rast se kjo nevojitet për shkak të rrethanave. /rel/Telegrafi/
Dokumenti që shpjegon aryet e dorëheqjes së katër kryetarëve serbë të komunave veriore të Kosovës, ku ata Republikës së Kosovës i referohen me “Kosovë e Metohi”
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
Aksident mes tri veturave në Ferizaj, pesë të lënduar
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët