LAJMI I FUNDIT:

Askënd nuk e takojmë aksidentalisht – tri llojet e lidhjeve kozmike

Askënd nuk e takojmë aksidentalisht – tri llojet e lidhjeve kozmike

Askënd në këtë jetë nuk e takojmë aksidentalisht.

Disa persona hyjnë në jetën tonë për të qëndruar përgjithmonë, e ka disa prej tyre që i njohim për pak kohë, por arrijnë të na ndryshojnë tej mase, transmeton Telegrafi.


Prandaj, duhet të keni parasysh se askënd nuk e takojmë aksidentalisht, andaj edhe jua sjellim tri llojet e lidhjeve kozmike që do t’i përjetoni kurdoherë në jetën tuaj.

Njerëzit që nuk i takojmë vetëm rastësisht

Në këtë botë në të cilën kemi fatin të jetojmë, çdo takim dhe shans me të cilin ballafaqohemi na shërben për ndonjë synim të madh.

Ndonjëherë na nevojiten njerëz të caktuar për të na zgjuar dhe të na ndihmojnë ta ndryshojmë drejtimin e jetës sonë; e ndonjëherë tjetër na nevojiten njerëz për të na ngritur disponimin dhe për të na rikujtuar kush jemi në të vërtetë.

Fatkeqësisht ne nuk jemi krijuar për ta ditur me fillim qëllimin e secilit person që e takojmë në jetë, por duhet të mbesim të hapur ndaj çdo gjëje që ndodh.

Ndonjëherë universi na dërgon njerëz për të na ndihmuar në rrugëtimin tonë, dhe këtë është mirë ta kuptojmë dhe të mos heqim dorë nga ta.

Personat që janë krijuar për të na zgjuar

Duhet të ketë individë që vijnë në jetën tonë përgjithmonë, ose të paktën për një periudhë të gjatë kohore. Ndonjëherë, këta persona mund të jenë shpirtrat binjakë.

Personat e tillë menjëherë na ndalojnë të jetojmë jetën që kemi qenë duke e jetuar, dhe e bëjnë të pamundur injorimin e thirrjes për t’u zgjuar.

Në shumë mënyra, këta njerëz janë vërtet ari i rrallë dhe këtë e ndjejmë në ditët e para që i takojmë.

Njerëzit që na ndihmojnë ta rikujtojmë atë se kush jemi në të vërtetë

Shpeshherë jemi shumë të zënë duke qenë të rritur dhe të përgjegjshëm saqë harrojmë se kush jemi në të vërtetë. Kjo nuk ka të bëjë me atë se sa para fitojmë, ose çfarë pune e kemi – por ka të bëjë me paqen tonë shpirtërore.

A jemi duke e jetuar çdo moment duke qenë të vërtetë me vetveten? Ky lloj i njerëzve vijnë në jetën tonë për të na ndihmuar ta rikujtojmë atë se kush jemi në të vërtetë.  /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Paralajmërim: Bebet nuk bën të pinë ujë sepse është rrezik – një gjë është shumë më e mirë për zhvillimin e tyre

Paralajmërim: Bebet nuk bën të pinë ujë sepse është rrezik – një gjë është shumë më e mirë për zhvillimin e tyre

Këshilla për prindër
Vetëdisiplinë apo dëshirë: Çfarë duhet bërë për të pasur marrëdhënie të mira vjehrra dhe nusja

Vetëdisiplinë apo dëshirë: Çfarë duhet bërë për të pasur marrëdhënie të mira vjehrra dhe nusja

Këshilla dhe arsye
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Këshilla për prindër
Kalo në kategori