LAJMI I FUNDIT:

BERZH dhe BPB në partneritet për të rritur konkurrueshmërinë e NVM-ve në Kosovë

BERZH dhe BPB në partneritet për të rritur konkurrueshmërinë e NVM-ve në Kosovë

Sot, në Londër, BPB ka nënshkruar marrëveshje Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nga e cila do të përfitojnë bizneset e vogla dhe të mesme në Kosovë.

Huaja prej pesë milionë eurosh që u nënshkrua nga Banka për Biznes (BPB) do të përdoret për të kredituar bizneset e vogla dhe të mesme për të investuar në kapacitetet e prodhimit, mbrojtjen e mjedisit, sigurinë e punëtorëve dhe cilësinë e produkteve në përputhje me standardet e BE. Një kombinim i financimit afatgjatë, bashkëpunimit teknik dhe nxitjes së investimeve formojnë një paketë të dizajnuar për të ndihmuar në realizimin e plotë të potencialit të NVM-ve të vendit.


Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përbëjnë shtyllën e ekonomive në Kosovë. Me perspektivën e pranimit në BE dhe presionet mbi rritjen ekonomike, duke përfshirë konkurrencën nga tregjet në zhvillim, konkurrueshmëria e NVM-ve lokale varet nga rritja e cilësisë së prodhimit përmes inovacionit dhe zgjerimit të tregjeve të eksportit.

BPB që është partneri i parë i këtij programi te BERZH-it në Kosovë, u themelua në vitin 2001 dhe ofron një gamë të gjerë të produkteve bankare, me fokus të veçantë në NVM-të. /Telegrafi/