LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj, porositë prodhuesit vendorë: Furnizoni serbët e Kosovës me mallra

Haradinaj, porositë prodhuesit vendorë: Furnizoni serbët e Kosovës me mallra

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga prodhuesit kosovarë që të mos e keqpërdorin sipas tij, situatën e krijuar më vendosjen e importeve nga Serbia, duke e rritur çmimin e produkteve të tyre dhe që të kenë që edhe serbët e Kosovës t’i furnizojnë me mallra.

Ai këto komente i ka bërë në Konventën e Parë të Prodhuesve të Kosovës.

“Ju lutem shfrytëzojeni, por mos e keqpërdoreni, mos i rritni çmimet. Është koha reale me iu dhënë përparësi produkteve vendore. Serbia i ka keqpërdorur serbët e Kosovës, është mirë të kemi kujdes që serbët e Kosovës t’i furnizojmë me të gjitha produktet e mundshme”, ka thënë Haradinaj.


Sipas tij, kjo masë nuk është marrë për serbët e Kosovës.

Ndryshe, të enjten po mbahet Konventa e Parë e Prodhuesve të Kosovës. Gjatë kësaj konvente, do të bëhet dhe lansimi i platformës digjitale Made in Kosova. Platforma Made in Kosova është një platformë digjitale për promovimin e kompanive të Kosovës dhe produkteve në mbarë botën, e cila do shërbejë në rritjen dhe zhvillimin e kompanive dhe i bënë ato pjesë të zinxhirit së vlerës globale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Lajme
​Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit

​Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Katër të lënduar në aksidentin mes katër automjeteve në rrugën Veternik-Bresje

Katër të lënduar në aksidentin mes katër automjeteve në rrugën Veternik-Bresje

Kronika e Zezë
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori