LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Rusia dhe Austro-Hungaria bënë marrëveshje sekrete në dëm të shqiptarëve (Video)

Bajrami: Rusia dhe Austro-Hungaria bënë marrëveshje sekrete në dëm të shqiptarëve (Video)

Historiani Hakif Bajrami ka thënë Rusia kishte marrë detyrë të krijonte “Bullgarinë e Madhe” ndërsa Austria kishte marrë detyrë të krijonte “Serbinë e Madhe”.

“Rusia dhe Austro-Hungaria në vitin 1877 kishin bërë marrëveshje sekrete në Budapest për të shkatërruar Perandorinë Osmane. Ato i kishin ndarë detyrat që Rusia të krijonte “Bullgarinë e Madhe” ndërsa Vjena kishte marrë detyrë të krijonte “Serbinë e Madhe” pa bregdetin, sepse atë e kishte lënë për vete. Shqiptarët askund nuk përmenden. Kosova, Manastiri e deri në Selanik i merrte Serbia”, thotë historiani.

Bajrami në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se lufta ballkanike nuk ishte luftë anti-turke sepse në atë luftë vriteshin vetëm shqiptarët.


“Në luftërat ballkanike vritej çdokush që shihej me plis në kokë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sipas historianit marrëveshja e Germainit thoshte se ata popuj që janë okupuar nga Serbia para vitit 1913 nuk do të kishin të drejta.

Bajrami thotë se Rusia në vitin 1916 u dha ultimatum Francës dhe Anglisë që të ndihmonte ushtritë e lodhura serbe në Durrës.

“Historianët serbë e pranojnë vet, se ushtria serbe gjatë kalimit në Shqipëri kishte vrarë edhe barinjtë”.

Historiani thotë se çështja shqiptare ishte e shtuar edhe në Lidhjen e Kombeve, por e penguan disa shtete të rëndësishme.

“Duhet thënë troç, në momentin kur “bima shqiptare” po dilte në sipërfaqe të tokës atë e këputen shtete të rëndësishme përfshirë Anglinë dhe Francën”, tha Hakif Bajrami./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori