LAJMI I FUNDIT:

Drogba: Lampard bashkëlojtari më i mirë te Chelsea

Drogba: Lampard bashkëlojtari më i mirë te Chelsea
Didier Drogba duke festuar golin me Lampardin në miqësoren kundër Feyenoordit (Foto: Phil Cole/Getty Images/Guliver)

Legjenda e Chelseat, Didier Drogba, e ka veçuar Frank Lampardin nga bashkëlojtarët gjatë kohës që kaloi në Stamford Bridge.

40-vjeçari ka luajtur me lojtarë si Michael Ballack, Arjen Robben, John Terry e shumë tjerë, por atij më së shumti i ka pëlqyer bashkëpunimi me trajnerin e tanishëm të Derby County.


“Ai që do e vendosi pak para të tjerëve, sepse shumica e golave të mi kanë ardhur nga ai, është Frank Lampard”, ka thënë Drogba në një ngjarje në Tokio.

Didier Drogba duke festuar golin ndaj Arsenalit me Frank Lampardin (Foto: Phil Cole/Getty Images/Guliver)

“Gjithashtu sepse çdo ditë pas stërvitjes ne qëndronim në fushë dhe ushtronim, tentonim të krijonim gjëra të reja pasi ato që kishim bërë ditë më parë filluan të bëheshin të lehta”.

“Ne tentonim gjëra të reja në mënyrë që të rriteshim dhe të rivalizonim njëri-tjetrin për të shënuar gola apo asistuar. Kam mësuar shumë nga ai”, ka shtuar ylli i Bregut të Fildishtë.

Gjashtë klube që për pronar kanë ish-futbollistë me famë botërore  
Lexo po ashtu Gjashtë klube që për pronar kanë ish-futbollistë me famë botërore  

Drogba ka kaluar nëntë sezone te Blutë, së pari nga viti 2004 deri 2012, pastaj u rikthye për sezonin 2014/15.

Në aventurën e tij të parë shënoi 100 gola në 226 paraqitje, kurse në atë të dytën katër gola në 28 paraqitje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Ndërkombëtare
E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori