LAJMI I FUNDIT:

Beqiri: Mbledhja e dy qeverive të harrohet sa më shpejt, sjelljet prej arroganti të Ramës janë të tilla sa herë vjen në Kosovë

Beqiri: Mbledhja e dy qeverive të harrohet sa më shpejt, sjelljet prej arroganti të Ramës janë të tilla sa herë vjen në Kosovë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka thënë sot sa më shpejt të harrohet takimi i djeshëm i dy qeverive shqiptare.

Beqiri në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se sjelljet dhe fjalët prej arroganti, e të papranueshme të ‘Padishahut’ të vetëshpallur Rama, janë të tilla, sa herë vjen në Kosovë.


Lexoni të plotë reagimin e Beqirit:

“Ajo çfarë u pa nga takimi i djeshëm mes dy qeverive të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë urojmë të harrohet sa më shpejtë. Sjelljet dhe fjalët prej arroganti, e të papranueshme të “Padishahut” të vetëshpallur Rama, janë të tilla, sa herë vjen në Kosovë (besa edhe kur nuk është në Kosovë). Kjo nuk është hera e parë.

Ata që kanë dashur ta shohin këtë, kanë mund ta shohin edhe herëve tjera. Nuk po i përsëris, unë kam thënë mendimin tim për të, për veprimet e tija skandaloze,nuk ia vlen më u marr me to.

E këtyre zyrtareve tonë, zoti iu ndihmoftë…që nuk ishin në gjendje me ia”përplasë” në fytyrë shumë gjëra atij, edhe pse i mungon fytyra por megjithatë është dashur të flasin, por kush?! Shpresoj që pas një dite, pasi kanë marrë pak frymë nga ‘puna’ e madhe që kanë bërë, i kanë pa sjelljet, fjalët, arrogancën, prepotencën

Kosovës më së paku i duhet mësim, nga ai që i ka punët PUS në shpi të vet. Sa për të dhe sojin e tij, kufijtë e Kosovës na i kishin bërë ‘sallatë’. Fjalori i tij më së miri tregon kush është ai, ia them apo jo me emër…”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori