Problemet me ujësjellës të disa bizneseve të Sllatinës, ishte tema kryesore e takimit të delegacionit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe atyre të Kompanisë Ujësjellësi “Prishtina”.
Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi potencoi si çështje primare të Odës identifikimin e problemeve të të bërit biznes dhe mundësive të përmirësimit të tyre së bashku me institucionet kompetente duke shtuar se gjatë veprimtarisë së tyre si Odë, kanë parë që për problemet e të bërit biznes ekzistojnë mundësi të mëdha për përmirësimin e tyre.
Për ketë arsye OAK ka realizuar takimin me Komunën e Fushë Kosovës, për rregullimin e problemit të bizneseve të Sllatinës me ujësjellës, kanalizim, energji elektrike dhe asfaltim dhe se do të vazhdoj edhe tek institucionet e tjera deri në realizimin e kërkesave të bizneseve për këto probleme të cilat janë pengesë në zhvillimin e veprimtarisë së tyre.
OAK kërkoi nga Ujësjellësi përkrahje për rregullimin e problemit me ujë nga Ujësjellësi Prishtina.
Kryeshefi i Ujësjellësit Prishtina Ilir Abdullahu, mirëpriti delegacionin e OAK, duke i premtuar mbështetje në këtë aspekt me mundësitë që kanë, si, me anë të gypave të ujësjellësit, shërbimet dhe kualitetin e ujit.
Ndërsa zëvendëskryesehfi i Ujësjellësit Prishtina, Kujtim Xhelili deklaroi se Kompania e Ujësjellësit “Prishtina” nga aspekti ligjor nuk ka përgjegjësi për zgjerimin e rrjetit por mirëmbajtja, por gjithsesi do të kontribuojnë në zgjidhjen sa më të mirë të këtij problemi.
OAK kërkoi që Ujësjellësi Prishtina, të bëjë një analizë dhe t’i dërgoj konkretisht OAK-së mënyrën e përkrahjes që mund të jap për këto biznese.
Përfaqësuesit e Kompanisë Ujësjellësi Prishtina, premtuan bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës deri në zgjidhjen e këtij problemi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak