LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse rrotat e pasme i dolën nga rruga, ekipet emergjente arritën ta shpëtojnë shoferin e autobusit (Video)

Edhe pse rrotat e pasme i dolën nga rruga, ekipet emergjente arritën ta shpëtojnë shoferin e autobusit (Video)

Një burrë derisa është munduar ta kthejë autobusin në një rrugë të ngushtë me kthesa, ka mbetur me autobus i varur pasi që gjysma e autobusit ka qëndruar në rrugë e pjesa tjetër pothuajse në ajër.

Ka mjaftuar vetëm një lëvizje më e vogël e gabuar dhe ta pëson me jetë dhe të bie në ujin e rrëmbyeshëm të digës Ituango që është duke u riparuar në Antioquia të Kolumbisë, transmeton Telegrafi.


Raportohet se në ato momente shofer që zakonisht transporton turistë ishte vetëm, dhe pas disa minutave është shpëtuar nga ekipet emergjente.

Rrethojat mbrojtëse që e shpëtuan shoferin, sipas autoriteteve lokale pritej të përforcoheshin dhe të ndërtoheshin disa edhe më të larta. /Telegrafi/