LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, 1.000 gra kanë kërkuar ndihmë për shkak të dhunës në familje

Maqedoni, 1.000 gra kanë kërkuar ndihmë për shkak të dhunës në familje
Foto: Ilustrim

Vetëm në vitin 2018, 1.000 viktima të dhunës në familje kanë kërkuar ndihmë në Qendrat për punë sociale në Maqedoni. Në katër strehimoret e vendit janë përkujdesur 30 persona. Ndërsa, deri te gjykata, vetëm këtë vit janë dorëzuar 581 propozime për shqiptimin e masës mbrojtje  nga dhuna familjare, tregojnë të dhënat nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Edhe pse sa më shumë gra inkurajohen në paraqitjen e dhunës, megjithatë pjesa më e madhe e tyre ende heshtin, shpesh herë për shkak të frikës se do të gjykohen nga shoqëria.

“Njëra nga arsyet se përse gratë nuk tentojnë ta paraqesin dhunën në familje është për shkak se ku do të shkoj pastaj? Shpesh ndodh që të mos jenë financiarisht stabile. Nuk kanë ku të strehohen nëse e braktisin partnerin e tyre, dhe kjo ndikon te gratë të mos paraqesin. Maqedonia në këtë listë është shumë ulët dhe se nuk kemi strehimore ku gratë do të mund të përkujdesen dhe t;u jepet ndihma përkatëse”, tha Marsiha Smailoviq, kryetare e “Legis”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Konventës së Stambollit ku Maqedonia e ratifikoi këtë vit, nëse gruaja është viktimë e dhunës ajo mund të kërkojë azil.


“Konventa e Stambollit e pranon dhunën gjinore dhe lloje tjera të dhunës ndaj gruas si arsye për kërkesë për azil Kështu nëse gruaja është viktimë e dhunës apo dhunës familjare dhe këtë e vërteton para organeve, ka të drejtë të marr azil”, deklaro Smailoviq.

Duke filluar nga dje, 16 ditë do të zgjasë fushata kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Për këtë qëllim Qeveria e Maqedonisë ishte e ngjyrosur me ngjyrë të portokalltë.

Dhuna familjare mund të paraqitet në të gjitha Qendrat për Punë Sociale në territorin e Republikës së Maqedonisë, në linjën falas 070/075/077 141 700. Për territorin e Shkupit, qytetarët mund të paraqiten në numrin 078. 230-943./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori