LAJMI I FUNDIT:

Filmi “Delegacioni” vjen premierë në Kosovë në Cineplexx

Filmi “Delegacioni” vjen premierë në Kosovë në Cineplexx

Synopsis

“Tetor 1990, regjimi komunist në Shqipëri po përpiqet të mbajë pushtetin. Një delegacion evropian vjen në Tiranë për të monitoruar zbatimin e reformave të qeverisë – një parakusht i madh që Shqipëria të pranohet në OSBE. Leo është marrë fshehurazi nga një burg i largët dhe është sjellë në kryeqytet.


Ai ka qenë një i burgosur politik për 15 vjet. Tani ai është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm për qeverinë. Delegacioni evropian udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leo’s. Detyra e tij është të kontrollojë progresin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Leo mund ta bindë atë se gjithçka është në rregull. Por asgjë nuk shkon siç është planifikuar.

Projekti filmik “Delegacioni” me skenar të Artan Minarollit dhe regji të Bujar Alimanit, në Warsaw Film Festival u dha premierë botërore në edicionin e 34 të këtij festivali prestigjioz të kategorisë “A”. Filmi ishte pritur shumë mirë në ketë kompeticion nga ku edhe u shpërblye me çmimin e madh Grand Prix dhe fitoi edhe një çmim për humanizëm.

Lajmet nga Cineplexx
Lexo po ashtu Lajmet nga Cineplexx

Dy jave më pas, filmi ishte gjithashtu në kompeticion edhe në Tirana International Film Festival. Kjo ishte edhe premiera për Shqipëri, ku gëzoi një interesim të madh. “Delegacioni” në TIFF u shpall fitues i shumëfishtë, me gjithsej katër çmime. Çmimin si skenari më i mirë, çmimin e publikut, çmimin e medias dhe çmimin special të jurisë për kastën e mrekullueshme të aktorëve.

Rrugëtimi i tij në festivale është i pandalshëm, në Nëntor ishte premiere për Greqi në Festivalin e Filmit në Selanik, dhe po ashtu edhe në Cottbus në Gjermani.

Pas gjithë këtij rrugëtimi, me 26 Nëntor vjen premierë edhe në Kosovë, në Cineplexx, në ora 19:00.

Producenti i filmit Blerim Gjinovci ndjehet jashtëzakonisht i kënaqur me sukseset e gjertanishme të filmit, i cili, tregoi se filmi do të jetë pjesë e shume festivaleve, për të cilat do të informoheni së shpejti në detaje.

Ky film është bashkëprodhim në mes të Shqipërisë (Art Film shpk), Kosovës (Bleri Production), Francës (Zorba production) dhe Greqisë (Graal Films). Në film luajnë aktorët: Viktor Zhusti, Xhevdet Ferri, Ndriçim Xhepa, Richard Sammel, Kasem Hoxha, ndërsa nga Kosova në film paraqiten aktorët Bislim Muçaj, Selman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Fatlume Bunjaku, Armend Ismajli, Gani Morina, Artan Selimi, Imer Loshi.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Kalo në kategori