LAJMI I FUNDIT:

Prishtina: Taksa për prodhimet nga Serbia në favor të prodhuesve vendor, barnat zëvendësohen lehtë (Video)

Prishtina: Taksa për prodhimet nga Serbia në favor të prodhuesve vendor, barnat zëvendësohen lehtë (Video)

Pronari i kompanisë farmaceutike, Tre Pharm, Mërgim Prishtina, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se vendosja e taksës prej 100 për qind për produktet të cilat importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, është e mirëseardhur dhe i fuqizon prodhuesit vendor.

Sipas tij, prodhuesit e barnave mund t’i zëvendësojnë barnat nga këto dy shtet deri në 80 për qind.


Vendosja e taksës sipas tij, për produktet e këtyre shteteve është e vonuar, por ndikon pozitivisht te prodhuesit vendor.

“Taksa prej 100 për qind, për produktet e importuar nga Serbia dhe Bosnja, ndikon shumë mirë, edhe pse e vonuar ajo e vendosë në favor prodhuesin vendorë. Por e rrit edhe kualitetin e barnave, sepse Serbia e Bosnja nuk kanë ndonjë kualitet të madh të barnave”, tha Mërgim Prishtina.

Sipas tij, zëvendësimi i produkteve farmaceutike nga Serbia nuk është problem.

“Zëvendësimi i produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja nuk diskutohet sepse janë aq produkte të thjeshta, ato zëvendësohen shumica nga Tre Pharm, por edhe prodhuesit e tjerë si dhe nga importi. Për të përkrahur taksën u kemi dhënë urdhër distribuimit që ku ka mundësi të bëhet zbritje e çmimeve”, tha Prishtina.

Ai ka folur edhe për pengesat që i kanë pasur nga Serbia kur kanë tentuar për të eksportuar produktet e tyre atje.

Pronari i kompanisë Tre Pharm, Mërgim Prishtina ka thënë se problemet të cilat hasen gjatë eksporteve në Shqipëri për bizneset nga Kosova janë të shumta.

“Aktualisht si Tre Pharm eksportojmë në 6 vende, së fundi jemi certifikuar edhe në Maqedoni. Ndoshta vendi më i vështirë pas Serbisë, për të eksportuar është Shqipëria, që ka barriera të shumta jotarifore. Në qoftë se arrijmë t’i mbajë kryeministri ato premtime në gjatë mujorin e parë ne bashkohemi si treg. Është njëfarë fobie e krijuar në Shqipëri për prodhuesit nga Kosova”, ka thënë Prishtina. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Elfije Boletini
Kreu i ATK-së: Ka rritje të bizneseve që regjistrohen për çështje tatimore në veri

Kreu i ATK-së: Ka rritje të bizneseve që regjistrohen për çështje tatimore në veri

Ekonomi
Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Perfetta Pashteta
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Të gjithë duan të punojnë në këto qytete - a jeni dakord dhe si do të vepronit po ta merrni një ofertë?

Të gjithë duan të punojnë në këto qytete - a jeni dakord dhe si do të vepronit po ta merrni një ofertë?

Botë
Diplomë e Burimeve Njerëzore që njihet në Evropë, a ja vlen?

Diplomë e Burimeve Njerëzore që njihet në Evropë, a ja vlen?

Creative Hub Kosovo
Kalo në kategori