LAJMI I FUNDIT:

“What the F***”, thotë Edi Rama, kur flet për qasjen e Serbisë ndaj Kosovës

“What the F***”, thotë Edi Rama, kur flet për qasjen e Serbisë ndaj Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se për Shqipërinë, Kosova është shtet i pavarur, sovran, i barabartë me të ngjashmit e tij.

Siç ka thënë Rama, për Kosovën, përveç tjerash, Shqipëria është shteti më i prirur për bashkëpunim.

Kryeministri shqiptar, gjatë takimit të përbashkët të dy qeverive në Pejë, ka thënë se është dita për ta thënë me forcë se e drejta ndërkombëtare, nuk njeh gjysmë shtete.


“Ne i kemi mirëpritur dhe mirëpresim të gjitha dinamikat dypalëshe apo shumëpalëshe. Por vonesat në procese si Interpoli janë shfaqje dekurajuese për qasjen e partnerëve potencialë që për fat të keq gdhijnë me skema për tu viktimizuar në sytë e botës, ndërkohë që viktima, Kosova ka shfaqur vullnetin për të tejkaluar të shkuarën”, ka thënë Rama.

Ai ka folur edhe rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili sipas tij, nuk është gjithmonë i sinqertë nga ana tjetër, përcjell Telegrafi.

“Kosova është shëmbëlltyra më kuptimplotë e dëshirës për paqe dhe mishërimi më domethënës i vullnetit për dialogu dhe ndërveprim të sinqertë. Kosova ka treguar se është e aftë të luaj rolin e saj ndërkombëtar, ka bërë përparim thelbësor në rrafshin rajonal. Ne nuk mund veç të konstatojmë se në dialogun me Serbinë, Kosova ka përparuar”.

Megjithatë, sipas Ramës, përpjekjet e Serbisë kanë cenuar këtë “rrugëtim”.

Përveç pamundësisë së depërtimit të produkteve të Kosovës në Serbi, si bllokadë të Serbisë, Rama ka përmendur edhe një moment kur një ministri kosovar i kërkohej që në një fjalim të tij, të hiqej fjala Republika e Kosovës.

“What the f***” do të thuhej në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori