Marrëveshja për ndarjen mes Beritanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian parashikon një fazë kalimtare deri në fund të vitit 2020. Gjatë kësaj periudhe Britania e Madhe do të ketë qasje në tregun e brendshëm të BE dhe nuk do të ketë dogana shtesë.
Marrëveshja rregullon edhe të drejtat e qytetarëve nga të dyja anët, kërkësat financiare ndaj Londrës dhe çështjen e kufirit mes Irlandës së Veriut dhe Irlandës. BE i ka ofruar Britanisë së Madhe një lloj partneriteti “të ndershëm” ekonomik dhe politik.
Përfaqësuesi i BE në negociatat për Brexit, Michel Barnier, thotë se marrëveshja “është një hap i domosdoshëm për rikthimin e mirëbesimit mes BE dhe Britanisë së Madhe.” Edhe pas Brexiit raportet mbeten shumë të ngushta: “Ne do të mbetemi partnerë dhe miq.”
Presidenti i Parlamentit Evropian Antonio Tajani, thotë se edhe PE qëndron pas kësaj marrëveshje. “PE e mbështetë këtë marrëveshje”, thotë Tajani. Deputetët e PE do të debatojnë dhe votojnë për këtë çështje në janar dhe në shkurt. Paketa e masave duhet të miratohet në PE dhe në Parlamentin britanik. Në Londër deri tani nuk ka ndonjë shumicë të qartë për këtë marrëveshje.
“Marrëveshja për një të ardhme më të mirë”
Para samitit BE-BM, kryeministrja britanike May i ka dërguar një letër kombit të saj, me të cilën kërkon mbështetje për marrëveshjen me Brukselin. Marrëveshja e respekton rezultatin e referendumit dhe paraqet një bazë të mirë për “një fillim të ri dhe pajtim”, shkruan May. Marrëveshja duhet të miratohet nga Parlamenti në Londër.
Marrëveshja është në interesin e kombit, si për kundërshtarët ashtu edhe për ata që mbështesin Brexitin, pohon May. “Kjo është një marrëveshje për një të radhme më të ndritshme, një marrëveshje e shansave të reja.” Parlamenti britanik do të votojë për këtë marrëveshje brenda disa javësh. May thotë se ajo do të angazhohet për këtë marrëveshje “me mish e me shpirtë”.
“Plani B”?
May i është drejtuar kohët e fundit disa herë përfaqësuesve të ekonomisë dhe opinionit britanik. Mediat britanike janë të mendimit se ajo në këtë mënyrë do të shtojë presionin ndaj Parlamentit. Krahas opozitës edhe konservatorët e ngurtë kanë paralajmëruar se do të votojnë kundër marrëveshjes.Për këtë marrëveshje do të votohet në BM në pjesën e parë të dhjetorit. Por gazeta “Sunday Telegraph” shkruan se diaplomatët e BE dhe përfaqësuesit e BM janë duke përgatitur në mënyrë sekrete edhe një “Plan B”, në rast dështimi të marrëveshjes së arritur në Bruksel, shkruan DW. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025