LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni shënohet dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave

Në Maqedoni shënohet dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave

Me moton “Më dëgjo dhe mua” shënohet dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave, është fushata e cila mbahet në rang botëror, duke filluar nga sot dhe do të zgjasë dhjetë ditë.

Ndriçimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në ngjyrë portokalli, debate dhe punëtori në të gjithë Maqedoninë do të jetë pjesë e aktiviteteve me rastin e 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave dhe fushatës “Aktivitetet 16 Ditë”.


“Më dëgjo dhe mua “është motoja e sivjetme e Ditës Ndërkombëtare dhe fushata që mbahen në mbarë botën fillon sot dhe zgjat deri më 10 dhjetor. Qëllimi është që të ngrihet vetëdija e shoqërisë dhe kontributin individual në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Ngjyra e portokalltë në fushatë simbolizon të ardhmen e ndritshme pa dhunë ndaj grave.

Sipas Kombeve të Bashkuara, një nga tre gratë në botë është viktimë e dhunës./Telegrafi/