LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Nuk i nënshtrohemi Serbisë, BE t’ua japë kosovarëve vizat

Veseli: Nuk i nënshtrohemi Serbisë, BE t’ua japë kosovarëve vizat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli , i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ndërmerr hapa të shpejtë dhe meritorë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në një intervistë për Ekonomia Online, lideri i PDK-së ka folur për miratimin e pakos ligjore për Agjendën e Reformave Evropiane (ERA) dhe për zhvillimet e fundit politike në pjesën veriore të Kosovës.

“Janë përmbushur të gjitha kriteret e Bashkimit Evropian (BE) për liberalizimin e vizave. Për më tepër Kosova është duke përmbushur edhe një pjesë të kritereve që fare nuk janë brenda kornizave të kushteve për liberalizim. Në agjendën e reformave evropiane ditën e djeshme Kuvendi ka aprovuar një mori projektligjesh të cilat janë të lidhura me reformën në sistemin e drejtësisë e cila ka rëndësi jo vetëm për integrimin tonë drejt Bashkimit Evropian, por edhe për progresin në fushën e sundimit të ligjit dhe rritjen e efikasitetit të organeve të sistemit të drejtësisë për të qenë njerëz më të barabartë para ligjit, por edhe për të pasur mundësinë për një investitorë për të pasur siguri më të madhe. Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet, Kosova duhet të merr përgjigjen e merituar për lëvizjen e lirë, është i vetmi vend, qytetarët e të cilit nuk lëvizin lirshëm, ne besojmë në Bashkimin Evropian për aq sa Bashkimi Evropian nuk duhet ta dëmtojë reputacionin e vet karshi 1.7 milion qytetarëve të vet”, ka thënë Veseli për Ekonomia Online.


Kreu i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kafri Veseli, ka folir edhe për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

“Çdo veprim i yni është institucional, legjitim. Kohë të gjatë kemi pasur veprim destruktiv dhe agresiv të shtetit serb karshi Kosovës, bllokadat në mallra në procesin e integrimeve. Ne kemi synim shumë të qartë që të kemi një fqinjësi të mirë që të kemi një dialog mes nesh, por në të njëjtë kohë ky shtet është i pavarur dhe sovran dhe nuk i nënshtrohet Serbisë.

Qytetarët serbë janë qytetarët e nderuar të Republikës së Kosovës, i kanë të drejta e tyre. I thërras që ta ndjejnë veten të sigurt. Ata janë bashkëqytetarët tanë, do të jetojmë bashkë, nuk ka vend për shqetësim dhe panik, ne do të marrim të gjitha masat që në asnjë formë në asnjë moment të mos cenohet asnjë qytetarë.

Kam një mesazh për qytetarët tanë shqiptarë në pjesën veriore të Kosovës, drejtpërdrejt për Beogradin mos të cenojë, mos të provokojë sepse do ta bart përgjegjësinë e vet. Por ne si institucione do të kërkojmë mbrojtjen e çdo sigurie dhe e çdo jete të qytetarëve tanë”, ka deklaruar Veseli.

Video deklarata: https://vimeo.com/302566640