LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: Aktualisht s’ka diskutime për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë

Selmanaj: Aktualisht s’ka diskutime për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj edhe një herë ka deklaruar se nëse nuk ka dakordim mes partive politike shqiptare për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, LDK do të bisedojë edhe me Listen Serbe, megjithatë, ka shtuar se mocioni i mosbesimit nuk është diskutuar në kontestin e tanishëm.

Deputeti i LDK-së ka thënë se raportimet në mediat serbe, sipas tij, janë sa për t’i dhënë të drejt mllefit të tyre ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksën 100% ndaj mallrave serbe.

“Ajo çfarë thonë ata lidhje s’ka me atë çfarë kam thënë unë ne intervistën time në TV Dukagjin. Krejt çka mund të them unë, ata po nxisin çështje sa për t’i dhënë të drejtë mllefit te tyre ndaj vendimit për taksen 100%, por që lidhje s’ka me atë çfarë kam deklaruar”, ka thënë Selmanaj në përgjigjen me shkrim dhënë për KosovaPress.


Në pyetjen se a do ngrit LDK-ja mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, Selmanaj kishte deklaruar se LDK-ja fillimisht po bisedon me partitë politike shqiptare për t’i dhënë fund keqeverisjes.

“Në pyetjen tjetër se a do bisedoni edhe me Listën Serbe, unë kam thënë që nëse s’ka dakordim mes partive politike shqiptare, ne do bisedojmë edhe me të tjerët përfshirë këtu edhe Listën Serbe…. Po ju njoftoj se mocioni nuk është diskutu në kontekstin e tanishëm pas vendimit për 100%, por si çështje që LDK dhe VV kanë në diskursin dhe angazhimin e tyre tashmë qe 1 vit për ta gjetë mundësinë që ta rrezojnë këtë qeveri”, ka thënë ai, duke shtuar se qasja e mediave serbe është në agjendën e tyre për ta sulmuar qeverinë për vendimin e saj, e që në fakt deklarata ime ka qenë në kontekst krejt tjetër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori