Qyteti i Prizrenit njihet për numrin e madh të artizanateve madje edhe që ka ruajtur më së shumti ato.
Njëra ndër zejet që i ka mbijetuar kohës, është ajo rrobaqepësi, të cilën e ushtron 70 vjeçari Rufat Kovaçi.
Që nga mosha 15 vjeçare e filloi këtë profesion, të cilin e mësoi nga vëllai i tij.
Rufat Kovaçi ka thënë se nëse do t’i jepej mundësia të ndërroj profesionin, prapë do ta zgjedhte rrobaqepësinë.
“Kjo rrobaqepësi ekziston prej 70 vitesh. Kemi qenë bashkë më vëllain ortakë. Kur kemi pasur 15 vjet e kemi filluar këtë profesion. Vëllai ka qenë mjeshtri, ndërsa unë nga ai kam marrë profesionin. Kur punon nuk është vështirë, sepse duke punuar mësohesh. Para se me fillua punën të duket e vështirë. Kam qenë i kënaqur dhe kam arritur mjaft me rrobaqepësi. Kam arritur të kem dyqanin tim dhe të mos paguaj qira”, shprehet 75 vjeçari Rufat Kovaçi.
Është ndër lokalet që i ka mbijetuar kohës. Ata kanë arritur që t’i ruajnë edhe mjetet e vjetra, me të cilat kishin punuar para 70 viteve.
“Në këtë moshë është pak më vështirë të punosh sepse vitet e bëjnë të vetën”, thotë Rufat Kovaçi.
Faruk Kotli, është punëtor në këtë rrobaqepësi që 27 vite. Ai ka thënë, se punën e bën me shumë dashuri.
Sipas tij, objektet artizanale, janë pjesa më e rëndësishme e Çarshisë së Prizrenit.
“Unë kam filluar nga viti 1992 si praktikant. Nuk kam ditur asgjë. Babai më ka propozuar të bëhem rrobaqepës. Ngadalë jam mësuar, kam mësuar kulturën e punës së rrobaqepësit, sit ë sillem me fqinjët. Kemi mësuar rregullat e dyqanit si të sillemi me klientët”, shprehet rrobaqepësi Fartuk Kotli.
Edhe pse zanatet e vjetra mezi mbijetojnë, Rufat Kovaçi ka thënë se ka një shpresë kur shohin se në Çarshi kalojnë shumë turistë./Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Mëngjesi me ngrica - pasdite diell dhe vranësira
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj