Sot është përkujtuar Xhemajl Mustafa në 18 vjetorin e vrasjes së veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemajl Mustafa.
Homazhe për nder të vrasjes së Mustafës, janë bërë tek varri në vendlindjen e tij në fshatin Gllamnik të Podujevës.
E pakënaqur pse nuk janë zbuluar vrasësit e babait të saj është shprehur e bija e Xhemajl Mustafës, Beriana.
Sipas saj, drejtësia nuk ka bërë asgjë për zbardhjen e këtij rasti.
Mustafa, thekson se politika është ajo që e pengon zbardhjen e këtyre rasteve, duke thënë se Prokuroria e Kosovës duhet të hetojë Shërbimin Informativ të Kosovës dhe gjithë strukturën politike që dinë për këto vrasje.
“Është dështim total i organeve të drejtësisë mos me mbrri varg rasteve të vrasjeve drejtuar kryesisht aktivistëve të LDK-së mos zbulu asnjë i vetëm. Politika është ajo që po ndërhynë në këtë situatë… vetëm politikës duhet me iu drejtu… Prokuroria e Shtetit është ajo që duhet me hetu prej Shërbimit Informativ të Kosovës e krejt komplet strukturën politike të Kosovës që fol se dinë për këto vrasje”, tha Mustafa.
Ndërsa, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, u shpreh se duhet vazhdimisht të bëjnë presion organeve të drejtësisë që ky rast të zgjidhet.
Veliu shtoi se askush nuk mund të jetë i qetë deri sa ky rast mos të zbardhet.
“Kujtojmë Xhemail Mustafën, ta përkujtojmë punën dhe veprën e tij, sepse është njëri ndër kontribuuesit më të mëdhenj për LDK-në dhe Kosovën. Fatkeqësisht dhe në këtë përvjetor, ne duhet të kërkojmë nga organet e drejtësisë që sa më shpejt të zbardhet rasti, sepse ne nuk po mund të jemi të qetë deri sa drejtësia ta thotë fjalën e vet. Në çdo përvjetor ne duam të kërkojmë një gjë ta tillë. Përfundimisht është mirë që organet e drejtësisë, shteti të veproj në këtë rast. Të zbardhet jo vetëm ky, por dhe raste të tjera që e kanë goditur LDK-në”, tha Veliu.
Kurse, djali i Xhemail Mustafës, Besiani që njëkohësisht është dhe zëdhënësi i LDK-së, është shprehur se në mënyrë që të çlirohemi nga krimi, këto vrasje politike duet të zbardhen sa më shpejt.
“Pa u zbardhur rasti i vrasjes së babit tim dhe gjithë atyre aktivistëve dhe liderëve të tjerë të LDK-së, nuk do të ketë drejtësi vetëm për familjen tonë, por nuk do të ketë drejtësi as për tërë popullin e Kosovës, sepse fati i këtyre liderëve dhe fati i popullit të Kosovës janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Prandaj për të pasur drejtësi për popullin e Kosovës, për të pas drejtësi, rend dhe ligj për tërë Kosovën duhet fillimisht të ketë drejtësi për këto vrasje që ndodhën pas luftës, gjatë luftës… gjitha këto vrasje me karakter politik duhet të zbardhen sa më parë që të çlirohemi nga krimi”, tha Mustafa.
Xhemail Mustafa ka qenë njëri ndër veprimtarët e parë të LDK-së, bashkëpunëtor shumë i afërt me presidentin Rugova.
Familjarët dhe aktivistë të LDK-së gjithmonë kanë deklaruar se kjo vrasje dhe vrasje tjera të veprimtarëve të tyre janë bërë për qëllime politike. /KP/
Foto: Arkiv
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBritania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Hidhen mjete piroteknike drejt Kryeministrisë, lëndohen tre punonjës policie
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe
Votojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti