Klubi i Prodhuesve të Kosovës së bashku me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë në kuadër të Forumit të Prodhuesve Kombëtar Shqiptarë janë mbledhur në Tiranë për të diskutuar në lidhje me kërkesat e prodhuesve drejtuar dy qeverive përkatëse.
Drejtori Ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, gjatë konferencës për media adresoi këto kërkesa të prodhuesve ndaj dy Qeverive, kërkesa këto qe kanë të bëjnë me lehtësimin tregtisë në mes të këtyre dy vendeve.
Panxha kërkoi heqjen e të gjitha barrierave për prodhuesit e Kosovës në Shqipëri dhe ju bëri ftesë të gjithë prodhuesve që të rrisin prezencën e tyre në tregun e Kosovës.
Ai po ashtu shtoi se është koha e fundit që shteti Shqiptar t’i largojë të gjitha barrierat për prodhuesit e Kosovës, dhe i apeloi që në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive të diskutohet për largimin e këtyre barrierave. Ai po ashtu kërkoi që prezent në këtë mbledhje të jenë edhe prodhuesit nga të dy palët.
Kryetari i Forumit të Prodhuesve Kombëtar Shqiptarë, Nagip Fejzi, shtoi se këto kërkesa duhet zbatuar edhe në tregtinë me Maqedoninë, ku kujtojë që shqiptarët të cilët jetojnë atje mund të shtojnë presion dhe të kërkojnë zbatimin e këtyre kërkesave, duke mos harruar as Preshevën dhe Malin e Zi.
Ndërsa, Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se këto kërkesa të cilat janë prezantuar, janë të trajtuara me shumë kujdes me mbledhje të shumta përgjatë këtyre dy viteve të fundit. Ai u shpreh që në mbledhjen e radhës e cila do të 26 nëntor, dëshiron që vihet me një unifikim të tregut.
“Ne jemi një komb, jemi një ekonomi e përbashkët”, ka thënë Jaka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak