LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Qeveria nuk ka ndërmarrë asgjë kundër ndotjes së ajrit

OBRM-PDUKM: Qeveria nuk ka ndërmarrë asgjë kundër ndotjes së ajrit

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Zoran Zaev dhe Sadulla Duraku i kanë njoftuar qytetarët se do të vazhdojnë të thithin ajër të ndotur, pasi Maqedonia nuk është sikur Zvicra.

“Qytetarët e dinë se Maqedonia nuk është Zvicër, pasi në Zvicër nuk ndahen miliona për lubrifikantë, ndërsa 460 mijë qytetarë janë në pragun e varfërisë dhe kanë probleme për të blerë bukë. Qytetarët e dinë se Maqedonia nuk është Zvicër, pasi kryeministri atje nuk kërkon një euro për kishën dhe një euro për vëllanë e tij”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata akuzojnë edhe kryetarin e Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, i cili sipas tyre e ka pasur gojën plot premtime, ndërsa tani nuk ka ndërmarrë asnjë masë kundër ndotjes së ajrit.


“Si pasojë e ndotjes së madhe të ajrit në Shkup dhe qytetet tjera, është në rritje numri i të sëmurëve nga sëmundjet malinje. Në rritje janë edhe sëmundjet tjera, që vijnë si pasojë e moskujdesit të pushteteve lokale”, thonë nga opozita maqedonase./Telegrafi/