LAJMI I FUNDIT:

Ermal Meta shkroi shprehjen popullore në shqip dhe kritikohet nga italianët

Ermal Meta shkroi shprehjen popullore në shqip dhe kritikohet nga italianët

Kantautori Ermal Meta, është një prej artistëve shqiptarë me famë ndërkombëtare. Me pjesëmarrjen në “Eurovision” ai nderoi jo vetëm Shqipërinë, por edhe Italinë që e përfaqësonte.

Ermali është mjaft aktiv në profilin e tij në “Instagram”, ku ka një numër të madh ndjekësish. Së fundmi ai ka publikuar një fotografi, ku bashkëngjitur me të ka vendosur që të shkruaj në gjuhën shqipe.


Meta si diçiturë ka përdorur një shprehje popullore, e cila përshtatet me pozën që ka marrë. “Rri shtrembër dhe fol drejt”, ka shkruar këngëtari në postimin që ka çmendur italianët, të cilët nuk e kuptonin dhe nuk mund ta përkthenin gjuhën shqipe.

“Tani duhet të nis një kurs për gjuhën shqipe që të kuptojmë”, i shkruan një komentues.

“Çfarë? Unë flas pak italisht dhe pak anglisht. Nuk e kuptoj gjuhën tënde. Këtë radhë duhet përkthimi. Shqipja nuk është një gjuhë e lehtë. Unë nuk kuptova gjë, vetëm fjalën e fundit”, janë disa nga komentet që i kanë lënë fansat e tij.

Por sigurisht që komentuesve italianë të cilët u munduan të gjenin përkthimin i erdhën në ndihmë shumë shqiptarë, të cilët u munduan ti shpjegonin shprehjen tonë popullore.

“Është një shprehje në shqip “Rri shtrembër dhe fol drejt”, pak a shumë. Mbase në italisht nuk ka shumë kuptim, por tek ne po”, ka shkruar një shqiptare.

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Magazina
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Magazina
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Kalo në kategori