Ditë më parë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka njoftuar se do të ndërmarrë hapat për reformimin e plotë të sistemit pensional, ku ka lansuar në konsultime publike koncept dokumentin për reformën pensionale në vend.
Ministri i MPMS-së, Skënder Reçica në një intervistë për KosovaPress ka treguar se si do të realizohet ky reformim.
Reçica tha se krahas Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti për të cilin sponzorues është MPMS, ndër vite, janë hartuar edhe shumë ligje të veçanta në fushën e pensioneve dhe beneficioneve të cilat nuk kanë qenë të harmonizuara me ligjin bazë. Sa i përket fushës së sigurimeve sociale, sipas ministrit, Kosova nuk ka arritur të konsolidojë akoma sistemin e plotë të sigurimeve sociale dhe sipas tij kjo fushë përbën bazën dhe kornizën e plotë të politikave sociale të një vendi, ku drejtësia sociale është parësore.
“Mungesa e plotë e një sistemi të sigurimeve sociale, sistem ky i bazuar në kontributet e të punësuarve dhe punëdhënësve, mungesa e një ligji bazik dhe sistemor që rregullon dhe menaxhon pensionet dhe beneficionet për të gjitha kategoritë, mosharmonizimi i skemave aktuale pensionale dhe invalidore në kuptim të përfitimeve dhe benefiteve, pamjaftueshmëria financiare, presioni i kërkesave urgjente nga grupet e interesave për përfshirje në skemat e mbrojtjes sociale, vështirësitë në realizimin e së drejtës në pensionet e jashtme dhe struktura jo adekuate dhe e vjetruar organizative dhe teknologjike e administratës janë problemet kyçe”, ka thënë Reçica.
Reçica tutje tha se në konceptdokumentin për Reformën Pensionale, hapi kryesor është instalimi i sistemit të sigurimeve sociale në vend, gjë që parashihet edhe në dokumentet strategjike të Qeverisë, Ministrisë, por gjithashtu bën pjesë edhe në agjendën e integrimit të Kosovës në BE.
“Do të hartohet Projektligji unik për pensionet, Projektligji për Sigurime Sociale dhe Projektligji për Fondin për Sigurime Sociale (Agjencinë), gjithashtu disa ligje do të amandamentohen. Sistemi pensional në Kosovë do të ndërtohet në bazë të standardeve ndërkombëtare, i përbërë nga katër shtylla”, tha Reçica.
Duke folur për Fondin për Sigurime Sociale i cili është paraparë të krijohet, ai tha e ky fond do të jetë i financuar nga punëmarrësit dhe punëdhënësit, të cilët do të kontribuojnë me një përqindje të caktuar nga paga e tyre për themelimin e tij.
“Fondi do të financojë komplet shtyllën e parë që përfshinë pensionin e moshës (pensioni kontributiv), pensionin invalidor të punës, pensionin familjar, pensionin e parakohshëm, mbrojtjen prindërore (pushimin e lehonisë për lehonat e punësuara), mbrojtjen nga papunësia dhe shtesat për fëmijë”, tha ministri.
Temë diskutimi vazhdon të jetë çështja e njohjes së stazhit te punëtorëve gjatë viteve 1990-1999. Për këtë, ministri tha se duke marrë parasysh situatën e kaluar dhe kërkesat e qytetarëve, në konceptdokumentin e Reformës Pensionale është paraparë njohja e stazhit të punës për të gjithë të punësuarit të cilët me dhunë janë larguar nga puna, të cilët nuk kanë mundur të përmbushin 15 vite stazh pune, për t’u kualifikuar si pensionistë kontributpagues, e si pasojë marrin pensionin bazë pra pensionin e pleqërisë.
“Ne konsiderojmë, se është obligim moral i institucioneve tona që t’iu njohim stazhin e punës kësaj kategorie, me qëllim që t’iu realizojmë një të drejtë të cilën ua ka mohuar një shtet uzurpues në vitet 1990-1999, ndërsa në anën tjetër duke iu njohur stazhi i punës si dhe më vonë e drejta në pensione të gjithë të punësuarve, të cilët kanë vazhduar të punojnë gjatë asaj periudhe”, tha ai.
Për këtë, ministri tha se do të jenë të kujdesshëm që në ligj të vendosen kritere të qarta, se kush mund të përfitojë nga kjo njohje, me qëllim që të mos kemi probleme në të ardhmen.
Ndërkaq sa i përket pensioneve të dyfishta, Reçica tha se po përballen me këtë problem për shkak të shumë ligjeve që janë nxjerrë më herët, e që nuk kanë paraparë qartë çështjen e përfitimit dhe ndalimit të përfitimit nga dy e më shumë pensione.
“Ne konsiderojmë se kjo çështje në një formë mohon pa të drejt përfitimin në dy pensione. Në këtë konceptdokument do të rregullohen pensionet e dyfishta, ku do të trajtohen këto çështje me kujdes. Për këto kategori, përfitimi në pensione do të rregullohet me kërkesë unike por me një tavan apo lartësi që do të përcaktohet me ligj”, shtoi ministri.
Koncept dokumenti për reformimin e sistemimit pensional aktualisht është në konsultim publik deri me datën 3 dhjetor ku pas konsultimeve publike do të përgatitet për t’u përcjellur në Qeveri për miratim deri në fund të këtij viti. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje