LAJMI I FUNDIT:

Lekaj intervistohet për dëbimin e shtetasve turq, thotë se kompania turke keqpërdori lejen e fluturimit

Lekaj intervistohet për dëbimin e shtetasve turq, thotë se kompania turke keqpërdori lejen e fluturimit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka raportuar para Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq më 29 mars 2018.

Gjatë raportimit të tij, Lekaj ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë informacion apo paralajmërim për dëbimin e shtetasve turq.

“MPB është përgjegjëse për aviacionin dhe rrezikun nga terrorizmi. Mund të them se si ministër pos asaj që e thash nuk kemi asnjë informacion, dijeni dhe nuk kemi të bëjmë sa i përket sigurimit, e kush është në avion janë çështje të ndara”, ka thënë Lekaj.


Ai ka theksuar se në bazë të gjeturave kemi parë se gjithçka është bazuar në ligj dhe rregulloren përkatëse.

“Kompania ka keqpërdor fluturimin dhe në bazë të ligjit do të veprojmë si duhet. Kërkesa ka qenë për fluturim privat, jo shtetëror sepse janë procedura tjera varësisht prej fluturimit që dëshironi të bëni. Asnjë departament, asnjë zyrtar shtetëror e them me përgjegjësi nuk më ka kontaktuar dhe nuk kemi qenë në dijeni për veprimet e mëtutjeshme”, u shpreh Lekaj.

Lekaj theksoi se duhet të kemi shënime të sakta nga MPB-ja lidhur me rastin.

“Duhet të kemi shënime të sakta nga MPB-ja, e ne ende nuk i kemi, që duhet t’i marrim për keqpërdorim të vijës ajrore. Ne e dimë se e ka keqpërdor, por kur të marrim veprime për të dënuar, duhet pasur dëshmi nga MPB-ja se në këtë ditë është keqpërdor kjo kompani dhe ka depërtuar qytetarë pa dijeninë e ministrisë përkatëse dhe departamenteve përkatëse. Më 25 prill kemi kërkuar zyrtarisht dëshmi për keqpërdorim, apo informata të bollshme që të ndërmarrim veprime të mëtutjeshme. Nuk kemi raport, e nëse kemi informacione nga departamenti në fjalë që dikush ka shkel procedurat dhe ka thyer rregullat, do të reagojmë”, tha Lekaj.

Komisioni po ashtu do të intervistojë edhe ish-ushtruesin e detyrës së drejtorit të Departamentit të Aviacionit Civil, Ismail Berisha, drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Bahri Nuredini dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkelzen Sopjani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori