LAJMI I FUNDIT:

Komisioni hetimor interviston sot Pal Lekajn për rastin e dëbimit të turqve

Komisioni hetimor interviston sot Pal Lekajn për rastin e dëbimit të turqve

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq pritet të intervistojë sot ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Komisioni po ashtu do të intervistojë sot ish-ushtruesin e detyrës së drejtorit të Departamentit të Aviacionit Civil, Ismail Berisha, drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Bahri Nuredini dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkelzen Sopjani.

Mbledhja e Komisionit hetimor mbahet në ora 11:00.


Ndryshe, javën e kaluar Komisioni hetimor ka intervistuar edhe ish-shefin e AKI-së, Driton Gashi, njofton Telegrafi.

Pas kësaj mbledhja, kryetari i këtij Komisioni, Xhelal Sveçla pati thënë se gjatë kësaj periudhe hetimore kanë dëshmi të mjaftueshme për shkelje ligjore dhe tejkalim të kompetencave.

Sipas tij, ka tendenca që akuzat, përgjegjësitë dhe faji të hidhen nga një institucion në tjetrin.

“Do të vazhdojmë me intervistimin e zyrtarëve të lartë të Kosovës deri në momentin kur dalim me një raport, i cili sinqerisht besojmë se do të pasqyrojë të gjithë atë se çfarë ka ndodhur”, ishte shprehur Sveçla.

Sipas tij,i ende nuk e kanë të qartë se nga ka ardhur urdhri për deportim të gjashtë shtetasve turq, por tha se beson se do të shkojnë drejt identifikimit.

Sveçla bëri të ditur se Komisioni hetimor që ai e udhëheq ka mandat edhe një muaj dhe gjatë kësaj kohe duhet ta dorëzojnë raportin.