Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, Betim Reçica, në një konferencë për media, të mbajtur në hapësirën e brendshme të Ministrisë së Infrastrukturës, ka dhënë sqarime rreth pezullimit të ish-Udhëheqësit të Divizionit të Prokurimit, Nexhat Krasniqi, duke theksuar se është duke zbatuar ligjin në fuqi, vendimin e Gjykatës Themelore, Apelit, Supremes, si dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Në lidhje me këtë ai theksoj se në bazë të Kushtetutës të Kosovës të gjithë personat dhe organet shtetërore janë të obliguar ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Sekretari ka njoftuar se shkarkimi i ish zyrtarit Krasniqi nga detyra, është një akt i kryer mbi bazat ligjore dhe vendimet e gjykatave, duke deklaruar se ish zyrtari në fjalë edhe pse i shkarkuar me vendim, i njëjti ka uzurpuar zyrën duke penguar zyrtarin përgjegjës të Prokurimit. Ai i gëzon të gjitha të drejtat e ankesës sipas ligjeve në fuqi.
Sekretari Reçica po ashtu pohoi se ish zyrtari Nexhat Krasniqi, pavarësisht vendimeve dhe njoftimeve të adresuara tek ai, ashtu si parashihet me ligjet dhe rregulloret për shërbyesit civil, ai nuk e ka liruar zyrën e tij, duke u bërë pengesë në ushtrimin e detyrës së zyrtares së emëruar në këtë pozitë, pas shkarkimit të Krasniqit.
Reçica tha se aspekti administrativ i tëri është kryer dhe tani ka mbetur që organet e rendit dhe zbatimit të ligjit ta kryejnë detyrën e tyre, në mënyrë që edhe ky Divizion të funksionojë si gjithë divizionet e tjerat në këtë ministri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur