LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë në ranglistën Scimago, UP-ja renditet në vendin e 713 në botë

Për herë të parë në ranglistën Scimago, UP-ja renditet në vendin e 713 në botë

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është renditur në vendin e 713 në databazën e Scimago-s.

Në këtë renditje, në të cilën UP-ja është institucioni i vetëm i Kosovës dhe i gjithë hapësirës shqiptare (jo vetëm si universitet, por edhe si institucion), ai renditet në vendin e 713 nga 5637 institucionet e përfshira në renditje, ndërkaq, zë vendin e 87 nga të gjitha universitetet e renditura të Evropës Lindore.


Në garën e institucioneve të arsimit të lartë, në këtë ranglistë, ku prin Universiteti i Harvardit, UP-ja renditet i 563-ti në botë, duke lënë pas vetes universitete të shumta me renome botërore.

Ky është viti i parë, në të cilin UP-ja është pjesë e kësaj rangliste prestigjioze botërore.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, shprehet i lumtur për vlerësimin e punës së stafit akademik, gjë e cila ka rezultuar me renditjen e lartë të UP-së në databazat e njohura, siç është ajo e Scimago-s dhe Webometrics.

“Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, duke u renditur në top 800-shen e institucioneve shkencore në botë, ka dëshmuar edhe një herë që vazhdon të jetë universiteti numër një kudo që flitet shqip” tha Dema.

Rektori Dema për këtë sukses uron organet drejtuese, stafin akademik dhe administrativ, studentët e UP-së, qeveritarët dhe gjithë qytetarët.

Ndërkaq, për prorektorin për kërkime shkencore në UP, prof. dr. Faton Berisha, ky sukses i Universitetit të Prishtinës i tejkalon pritjet e tij për arritje shkencore gjatë mandatit të menaxhmentit aktual të UP-së, me në krye profesor Demën, veçanërisht për nga aspekti i kualitetit të kërkimeve shkencore.

Rangimin e lartë të UP-së në databazën e Scimagos, e përshëndetën edhe zëvendësministri në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Heset Sahiti dhe shefi i Programit të Transformimit të Lidershipit – Bursave dhe Partneriteteve, World Leaning, Carl Hammerdorfer.

Ata uruan menaxhmentin e UP-së për suksesin e shënuar.

Databaza Scimago metodën e renditjes e ka kryesisht të bazuar në punimet e publikuara dhe të indeksuara në databazën e njohur Scopus. Për këtë, ky sukses i Universitetit të Prishtinës, është njëri ndër sukseset më të mëdha të shkencës në vendin tonë viteve të fundit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori