Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, jep alarmin për situatën e librit në Shqipëri. Ndonëse Panairi i 21-të i Librit mund të quhet i suksesshëm, sipas Ymerit, lexueshmëria në Shqipëri është në nivele katastrofike duke konfirmuar shifrën e INSTAT se një milionë shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër.
Në një letër që i ka dërguar ministrit të Financave Arben Ahmetj, ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, kryetares së Komisionit Parlamentar për Median dhe Mjetet e Informimit Publik, Albanë Vokshi, dhe kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe, ai i kërkon ndërhyrjen urgjente nëpërmjet rregullimeve ligjore në mënyrë që gjendja të ndryshojë sa më shpejt dhe që shifra një milionë të mos rritet.
Letra u bë publike dje nga gazetari Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One” në të cilin ishte ftuar deputetë të komisionit parlamentar të Medias, vetë kryetari i shoqatës, Petrit Ymeri, por edhe shkrimtarë dhe botues.
Ja cilat janë problemet e paraqitura në instancat shtetërore nga Ymeri:
– Mungesa e bibliotekave publike në shkallë vendi. Përveç disa minibibliotekave në Tiranë, ka një mungesë totale të bibliotekave. Ngritja dhe hapja e tyre do bëjë që shqiptarët të afrohen me librin, ta lexojnë atë edhe nëse nuk kanë mundëisnë ta blejnë.
– Nuk ka asnjë pasurim të librave që nga vitit 2012 për bibliotekat ekzistuese. Shtetei nuk ka asnjë financim për pasurimin e bibliotekave në të cilat mungojnë masivisht librat dhe nuk furnizohen prej 6 vitesh.
– Shteti bën restaurim të godinave me tulla, pllaka, e vetrata, por shteti nuk ble libra për bibliotekat në shkolla dhe ato publike.
– TVSH-ja me 20 për qind në blerje të librit dhe 0 për qind në shitje sjell rritjen e kostos dhe e shkatërron botimin e librit.
– Ekzistenca e shtëpive botuese fantazmë që kanë shtypshkronjë, por nuk kanë shtëpi reale botuese është një problem dhe pengesë për një aktivitet ligjor dhe cilësor.
– Rritja e tatimit me 50 për qind të honorarëve e dëmton botimin, por shkatërron dhe dekurajon punën krijuese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/pep-780x439.png)
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes
![NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/kosova-nato-780x439.jpg)
NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova
![Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-19T220757.940-780x439.jpg)
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar
![Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GJE-GJE-GJE-e1740002989780-780x439.jpg)
Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/mbappeeee-780x439.png)
"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër
![Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-8-780x439.jpg)
Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij