LAJMI I FUNDIT:

DJ Aldo flet për duetin e dytë “Ti” me Estton

DJ Aldo flet për duetin e dytë “Ti” me Estton
DJ Aldo dhe Estto (Foto: Instagram/AldoDeeJayEstto_)

Dyshja e talentuar, DJ Aldo dhe Estto, i kanë bashkuar sërish fuqitë për të sjellë bashkëpunimin e radhës dhe ia kanë dalë më së miri.

I titulluar “Ti”, ky projekt muzikor është futur menjëherë në “The Top List”, falë mbështetjes së madhe të fansave të dyshes, të cilët e kanë renditur në vendin 83-të.


I kontaktuar nga “Top Awards”, DJ Aldo ka folur më shumë për këtë projekt muzikor si edhe ka zbuluar arsyen se pse ka zgjedhur përsëri Estton.

“Nga vokalet e fundit që kam bashkëpunuar, Estto është nga më të pëlqyerit e mi të momentit si tingull dhe mendoj se deri në tre bashkëpunime janë mjaftueshëm derisa me dy këngët arritëm atë që prisnim”.

“Në çdo këngë që kam publikuar ka pasur një mesazh që kushdo mund të gjejë veten ose të lidhet me një histori personale sepse kështu mendoj se kënga ngelet gjatë në memorie. ‘Asaj’ i përket rrymës latine kurse ‘Ti’ është dance, një rrymë që më personifikon 100 për qind në atë që kam eksperiencë 21-vjeçare”, ka thënë DJ Aldo, citon Top Channel.

I pyetur se a është dashur të publikohej kënga gjatë verës, ai është përgjigjur: “Muzika nuk ka stinë ashtu si shumë gjëra tjera”.

Tekstin e këngës e ka shkruar Estto, kurse klipin e ka xhiruar Max Production.

“‘Asaj’ dhe ‘Ti’ kanë të ngjashme këngëtarin, por janë dy gjëra të ndryshme komplet. Rëndësi për mua ka muzika të transmetojë ndjenjë”, ka thënë më tej DJ Aldo.

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshim drastike në pamje

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Kalo në kategori