LAJMI I FUNDIT:

UBT mbylli Javën Globale të Ndërmarrësisë me rrëfime suksesi të ish-studentëve të UBT-së

UBT mbylli Javën Globale të Ndërmarrësisë me rrëfime suksesi të ish-studentëve të UBT-së

Drejtues të shkollave, udhëheqës të bizneseve, prijës të inovacioneve të ndryshme dhe profesorë në universitete vendore dhe ndërkombëtare. Kjo është e tashmja e ish-studentëve të UBT-së, të cilët para shumë vitesh iu bashkuan institucionit vetëm si studentë.

Të gjitha këto suksese u prezantuan në ditën e fundit të shënimit të Javës Globale të Ndërmarrësisë, në kuadër të aktivitetit “Mbrëmja e Alumn-it Ndërmarrës”, përmes rrëfimeve të treguara nga ish-studentët tanë, që sot janë ndërmarrës shumë të njohur në Kosovë, të tillë si Hana Qerimi, Florian Piraj dhe Bekim Maloku.

Drejtori i Qendrës së Karrierës në UBT, Halil Bashota tha se UBT ka krijuar këtë qendër me qëllim që studentët t’i ofrojë më afër tregut të punës, e që, siç tregoi ai, ka ndihmuar në punësimin e qindra studentëve.


“Qendra e Karrierës në UBT shërben si qendër e cila i orienton dhe këshillon studentët të bëjnë ndërlidhjen e tyre të procesit akademik me tregun e punës dhe të ndërlidhin përvojën në praktikë profesionale dhe internship”, sqaroi Bashota.

Rrëfimin për suksesin e arritur pas përfundimit të studimeve në UBT e nisi Bekim Maloku, themelues i kompanisë “Melosi”.

Ai kujtoi përvojat personale dhe mënyrën e duhur e hapat që duhet ndërmarrë për të krijuar një biznes dhe për t’u bërë ndërmarrës i suksesshëm.

Padyshim, Hana Qerimi është ndër ish-studentet më të suksesshme të UBT-së, e historinë e saj të suksesit e tregoi me shumë nostalgji para studentëve aktualë të UBT-së.

Ajo tha se është emocion shumë i veçantë kthimi si ndërmarrëse në vendin kur dikur ka qenë studente.

Printerat 3D janë padyshim inovacion në botën moderne, e një të tillë e solli ish-studenti i UBT-së, Florian Piraj, përmes kompanisë “Formon”, që e ka bashkëthemeluar me të rinj të tjerë.

Gjatë prezantimit ai dha informacione rreth kompanisë “Formon” dhe mënyrës së funksionimit të printerëve 3D.

Java Globale e Ndërmarrësisë në UBT u shënua me aktivitete nga më të ndryshmet, të cilat mblodhën në UBT ekspertë, profesorë, përfaqësues organizatash dhe ndërmarrës të shumtë, të cilët së bashku arritën të përçonin mesazhin se sa e rëndësishme është ndërmarrësia për zhvillimin ekonomik të një vendi. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Kalo në kategori