Në kuadër të bashkëpunimit të FSK-së me Forcat e Armatosura të Republikës së Maqedonisë, nga data 4-16 nëntor, në kazermën “Evropianet e Rinj” në Pomozotin, është realizuar trajnimi dyjavor për “Kërkim-Shpëtimit Urban”, në të cilin kanë marrë pjesë 9 pjesëtarë të FSK-së dhe 6 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Maqedonisë.
Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Enver Cikaqi, shprehi konsideratën e tij më të lartë për punën që është duke u bërë në Regjimentin e Mbrojtjes Civile, në veçanti për instruktorët të cilët kanë qenë bartës të këtij kursi.
“Ne jemi në fazën e tranzicionit të FSK-së që gjitha këto kapacitete të cilat jemi duke i krijua ne si forcë do ti përdorim edhe në misionin e ardhshëm, dhe RMC do ta ketë një mision të veçantë edhe në kuadër të strukturës së FSK-së dhe misionit të saj të ardhmen”, tha ai.
Realizimi i këtij trajnimi u mundësua nga instruktorët e Qendrës së Trajnimeve të Kërkim Shpëtimit.
Vlerësimi i kursantëve u bë në bazë të angazhimit të tyre gjatë këtyre ditëve dhe shkallës së njohurive teorike dhe praktike që ata kanë arritur të fitojnë nga ky trajnim.
Temat të cilat u realizuan gjatë trajnimi ishin: Menaxhimi i ekipit dhe skuadrës në raste reale në fatkeqësitë urbane, menaxhimi i komandës dhe kontrollit, menaxhimi i traumave mjekësore etj.
Qëllimi i këtij trajnimi dhe i trajnimeve të tjera që realizohen në FSK është mirëmbajtja e vazhdueshme e njohurive ekzistuese të pjesëtarëve si dhe avancimi dhe ngritja profesionale e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City