LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet shitja e produkteve që nuk i referohen Kosovës si shtet

Ndalohet shitja e produkteve që nuk i referohen Kosovës si shtet

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka marrë edhe një vendim në vazhdën e zbatimit të politikave që fuqizojnë Republikën e Kosovës.

Pas raportimeve të qytetarëve dhe vërtetimit të gjendjes nga ana e Inspektoratit të Tregut që kanë hasur në disa mallra që importohen në Kosovë me mbishkrimin “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kosovo/a Rezoluta 1244”, ministri Shala ka lëshuar urdhëresë që ndalon shitjen e këtyre produkteve nëpër pikat shitëse dhe hyrjen e tyre në Kosovë.

Pas vërtetimit të kësaj gjendje, ministri Shala ka lëshuar një urdhëresë për Inspektoratin e Tregut ku ka kërkuar që të kërkojnë nga operatorët ekonomik që menjëherë t’i largojnë nga tregu produktet me etiketime të tilla, apo çdo emërtim tjetër në kundërshtim me emërtimin zyrtar të Republikës së Kosovës.


Po ashtu ministri Shala ka kërkuar nga Dogana e Kosovës të mos lejohet hyrja e produkteve që përmbajnë etiketa me emërtime të tilla. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa

Përjetoni luksin dimëror, relaksin dhe qetësinë te Natural Pool & Spa

Ekonomi
Meka Halal Food - Cilësia dhe tradita që na bashkon

Meka Halal Food - Cilësia dhe tradita që na bashkon

Ekonomi
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump

Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump

Botë
American School of Kosova - Fiton çmimin për diversitetin gjinor në AP Computer Science Principles

American School of Kosova - Fiton çmimin për diversitetin gjinor në AP Computer Science Principles

Ekonomi
Çfarë importoi e eksportoi Kosova gjatë vitit 2024?

Çfarë importoi e eksportoi Kosova gjatë vitit 2024?

Ekonomi
25-vjetori i themelimit, Murtezaj: ATK Për këto vite ka mbledhur mbi 8 miliardë euro tatime, dhe mbi 3 miliardë euro kontribute pensionale

25-vjetori i themelimit, Murtezaj: ATK Për këto vite ka mbledhur mbi 8 miliardë euro tatime, dhe mbi 3 miliardë euro kontribute pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori