LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Të punojmë që fëmijët të mund të krenohen me vendin e tyre

Veseli: Të punojmë që fëmijët të mund të krenohen me vendin e tyre

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, se Kosova është e përkushtuar që të krijojë perspektivë për gjeneratat e reja, ngase, siç tha ai, ajo ka potencial të jashtëzakonshëm, duke përfshirë këtu potencialin njerëzor.

Veseli tha se niveli me të cilin respektohen të drejtat e fëmijëve tregon vetë nivelin e zhvillimit dhe demokratizimit të shoqërisë.

Në prezencë të disa ministrave, shefes së Zyrës së BE-së në Prishtinë, përfaqësuesve të tjerë të institucioneve vendore, si dhe fëmijëve të shumtë, kryetari i Kuvendit falënderoi këta të fundit për vizionin të cilin ata po e tregojnë për veten dhe të ardhmen e tyre.


“Kosova duhet të krijojë perspektivë për këtë gjeneratë. Ne kemi nevojë për një rini të përgatitur. Përveç dashurisë tradicionale që ushqejmë ndaj fëmijëve, si dhe përkushtimit institucional, ne duhet të kemi edhe përkushtimin strategjik”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Kreu i Kuvendit të Kosovës tha se duhet përgatitur fëmijë konkurrentë dhe të përgatitur me zhvillimet e kohës, të gatshëm për tu ballafaquar me sfidat e së ardhmes.

Veseli tha se fenomenet e dhunës janë të patolerueshme, ngase, sipas tij, krijojnë trauma në ambientin në të cilin rriten fëmijët. Ai tha se ky takim duhet të jetë mesazh që të ndalet dhuna.

“Të rinjtë duhet t’i largojmë nga rruga dhe t’i integrojmë. Investimi në mirëqenien e fëmijëve, respektimi rigoroz i të drejtave të tyre, është investimi për të ardhmen e shtetit tonë. Të punojmë që fëmijët e Kosovës nesër të mund të krenohen me prindërit dhe vendin e tyre”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori