LAJMI I FUNDIT:

P. Diddy thyen heshtjen, me një video emocionuese nderon kujtimin për ish-partneren e tij Kim Porter

P. Diddy thyen heshtjen, me një video emocionuese nderon kujtimin për ish-partneren e tij Kim Porter
Sean 'P. Diddy' Combs dhe Kim Porter (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Reperi Sean ‘Diddy’ Combs e ka thyer heshtjen për të shprehur nderimet e tij pas vdekjes së ish-partneres së tij, Kim Porter.

Modelja dhe aktorja, me të cilën muzikanti ka te fëmijë, ndërroi jetë të enjten, në moshë 47 vjeçare.


Diddy e ka publikuar një video-montazh që përmbante xhirime dhe fotografi nga çifti i dikurshëm.

“Në tri ditët e fundit jam përpjekur që të zgjohem nga ky makth. Por, nuk jam zgjuar”, ka shkruar 49-vjeçari në Twitter.

Lajmet për P. Diddy
Lexo po ashtu Lajmet për P. Diddy

“Nuk e di se çfarë do të bëj pa ty zemër. Më mungon shumë. Sot do të bëj një nderim, do të përpiqem t’i gjej fjalët për të shpjeguar lidhjen tonë të pashpjegueshme”, thuhet më tej në përshkrim.

Sean ‘P. Diddy’ Combs dhe Kim Porter (Foto: Peter Kramer/Getty Images/Guliver)

Në një postim tjetër, ai ka shkruar: “Ishim më shumë se miq më të mirë, ishim më shumë se shpirtra binjakë. Ishim diçka tjetër. Dhe më mungon shumë. Dashuri super e zezë”.

Kim Porter ishte gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Los Angeles, ndërsa arresti kardiak është përmendur si shkaktar i vdekjes, si pasojë e një viroze disajavore.

Puff Diddy dhe modelja kanë pasur një lidhje me ndërprerje që ka zgjatur nga viti 1994 deri në vitin 2007, mirëpo në postimet e Kim në rrjetet sociale, ajo vazhdimisht ka shprehur dashuri për reperin edhe pse ishin të ndarë.

Kim Porter dhe Puff Diddy me vajzat e tyre binjake (Foto: Mat Szwajkos/CP/Getty Images for CP/Guliver)

Ata kanë së bashku një djalë , Christian (të lindur në vitin 1998) dhe vajzat binjake D’Lila Star dhe Jessie James (të lindura në vitin 2006). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Magazina
Kalo në kategori