LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Fillim i mbarë, të martën votohet për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Pacolli: Fillim i mbarë, të martën votohet për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe ka filluar sot punimet Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, ku më 20 nëntor do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë botërore të sigurisë.

Me rastin e fillimit të kësaj Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it, ka reaguar Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se tashmë është konfirmuar agjenda e Samitit të INTERPOL-it dhe aplikimi i Kosovës për tu anëtarësuar në këtë organizatë ka hyrë në rend dite.


Postimi i plotë i Pacollit:

“Fillim i mbarë. U konfirmua agjenda e samitit të Interpolit dhe pika ku Kosova aplikon për të qenë anëtar. 
Lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit është synimi ynë. 
Votimi do të ndodhë të martën”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Punimet e Samitit të INTERPOL-it do të zgjasin deri më 21 nëntor. Sot pritet të zgjidhet presidenti i ri i INTERPOL-it me mandat një vjeçar. Kjo pasi ish-lideri i agjencisë u ndalua në Kinë. Ndërsa të martën më 20 nëntor do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori