LAJMI I FUNDIT:

Ezra Miller: Askush nuk ishte njoftuar për angazhimin e Depp në vazhdimin e “Fantastic Beasts”

Ezra Miller: Askush nuk ishte njoftuar për angazhimin e Depp në vazhdimin e “Fantastic Beasts”
Johnny Depp (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

Përfshirja e Johnny Depp në vazhdimin e dytë të filmit “Fantastic Beasts” ka nxitur kundërthënie, pasi aktori është i akuzuar për dhunë në familje.

Siç transmeton NME, aktori Ezra Miller e ka komentuar angazhimin e yllit hollivudian, duke thënë se asnjëri prej aktorëve nuk është konsultuar në lidhje me vendimin që 55-vjeçari të jetë pjesë e filmit.


Depp luan rolin e Gellert Grindelëald në filmin “Fantastic Beasts And Where To Find Them: The Crimes Of Grindelwald”.

Mirëpo, për shkak të akuzës nga ish-gruaja e tij, Amber Heard, (në vitin 2016) për dhunë në familje, angazhimi i tij në këtë film, ka nxitur shumë kundërthënie.

Lajmet për Johnny Depp
Lexo po ashtu Lajmet për Johnny Depp

Aktori i ka hedhur poshtë akuzat dhe në fund rasti është zgjidhur jashtë gjykatës, pasi Heard e ka tërhequr padinë.

Ish-gruaja e tij, Amber Heard, e kishte akuzuar Deppin për dhunë në familje (Foto: Alison Buck/Getty Images/guliver)

Miller, i cili luan rolin e Credence Barebone, në një intervistë të re ka folur rreth vendimit të JK Rowling që t’ia rezervojë Deppit rolin e Gellert Grindelwald.

“Askush nga ne nuk është konsultuar. Askush nga ne nuk e ka ditur se Johnny Depp”, ishte pjesë e ekipit të aktorëve”, ka thënë ai.

Në pyetjen se si është ndier kur ka mësuar se duhet të punoj me Deppin, jeta personale dhe profesionale e të cilit në kohët e fundit nuk shkon aspak mirë, Miller ka thënë se do të vazhdojë ta bëjë më të mirën që mundet.

Aktorët e filmit “Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald”, Ezra Miller dhe Jude Law (Foto: Eamonn M. McCormack/Eamonn M. McCormack/Getty Images for Warner Bros/Guliver)

“Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald” ka nisur shfaqen nëpër kinema para dy ditësh, ndërsa Johnny Depp ka thënë se shpreson të luajë edhe në vazhdimin e tretë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
“E di që ke rënë në dashuri”- Surprizë emocionuese për Heidin, takon nënën në një ‘udhëtim në Venecia’

“E di që ke rënë në dashuri”- Surprizë emocionuese për Heidin, takon nënën në një ‘udhëtim në Venecia’

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori