“Në të kaluarën është menduar se nuk do të ketë kondicion Qeveria, buxheti, që t’i përcjell disa projekte me rëndësi. Meqë jemi në Gjilan, në Anamoravë, ju siguroj se asnjëherë në historinë e vet Komuna e Gjilanit dhe as kjo trevë nuk ka qenë më e përkrahur me buxhet dhe me projekte”.
Kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi inspektoi punimet e Autostradës “Prishtinë-Dheu i Bardhë”, e njohur si auto-rruga e Gjilanit, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, zëvendësministri Rexhep Kadriu, deputetë dhe qytetarë të shumtë.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj falënderoi të gjithë punëtorët dhe punë kryesit që po punojnë pandërprerë për përfundimin e kësaj autostrade.
“Nga dinamika e punëve po shihet se punimet do të kryhen me kohë, apo edhe më shpejt sesa që është menduar. I përgëzoj edhe punë-kryesit, punëtorët në përgjithësi dhe falënderoj ministrin e Infrastrukturës Lekaj, zëvendësministrin Kadriu dhe gjithë të tjerët për punën që bëjnë”, tha kryeministri Haradinaj.
Segmenti që sot ka vizituar kryeministri Haradinaj ka një gjatësi mbi 22 kilometra, ndërsa Autostrada ‘Prishtinë-Dheu i Bardhë’ do të jetë e gjatë 51 kilometra.
Ky projekt financohet nga Qeveria e Kosovës./Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City