LAJMI I FUNDIT:

Pretendonte se konduktori i mori më shumë para për biletë, kinezja sulmon shoferin e autobusit – tenton t’ia kap timonin (Video)

Pretendonte se konduktori i mori më shumë para për biletë, kinezja sulmon shoferin e autobusit – tenton t’ia kap timonin (Video)

Një pasagjere brenda një autobusi në Pekin, është arrestuar pasi ishte munduar të sulmojë shoferin dhe t’i kapë timonin na dora.

Gruaja pretendonte se konduktori ia kishte faturuar dyfish biletën, dhe si rezultat i pakënaqësisë së saj kishte reaguar ashpër, transmeton Telegrafi.


Ajo gjithashtu është filmuar nga kamera e sigurisë brenda autobusit duke e përplasur pajisjen për fikjen e zjarrit, dhe vazhdimisht bërtiste “të vdesim së bashku”.

Incidenti ka ndodhur tri javë pas një rrahje që kishte ndodhur mes pasagjerit dhe shoferit të autobusit në një vend tjetër në Kinë, ku si rezultat i përplasjes autobusi ka rënë nga ura e lartë, duke shkaktuar 13 viktima.

Gruaja që sulmoi shoferin e autobusit është identifikuar si Sun, 34-vjeçe. Sipas raportit të policisë, ajo kishte filluar sulmin derisa po bëhej gati të zbriste nga autobusi në Fengbo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori