Kryeministri Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve të rrugës se qarkores në Gjakovë.
Me këtë rast, Kryeministri Haradinaj, pasi përshëndeti të pranishmit, kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, zëvendësministra, deputetë, policë, e prijës fetarë, tha se ndjehet shumë i gëzuar që është sot bashkë me ta në Gjakovë, për një projekt kaq të veçantë dhe me rëndësi.
Ky projekt 8 milionësh i ka munguar Gjakovës, tha Kryeministri Haradinaj, duke theksuar se është shuma më e vogël e projekteve që do të realizohen në të ardhmen.
“Gjakova është vendbanim i madh në Kosovë, ka edhe ekonomi, territor, por ka edhe shumë plagë, vuajtje. Është normale që Kosova investon në Gjakovë, pasi kjo është diçka e zakonshme, por që i ka munguar dhe kjo nuk ka ndodhur në të kaluarën, e tash po ndodh. Nga viti ‘84 nuk ka pasur ndonjë investim të kësaj shume, por është më i vogli i atyre që do të vijnë. Nëse ky është 8 milionë, tjetri është 57 milionë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se autorruga Gjakovë – Dollc do ta lidh Gjakovën jo vetëm me Prishtinën, por edhe më gjerë.
Kryeministri Haradinaj, ndër tjerash u zotua se kjo zonë do ta ketë edhe autostradën e Dukagjinit, si një e drejtë e tyre. Kryeministri Haradinaj po ashtu shtoi se ka edhe shumë punë që i presin për këtë komunë dhe se ndihet mirë që këto projekte, veçse e kanë parë dritën.
Duke folur për Zonën Ekonomike Amerikane në Gjakovë, Kryeministri Haradinaj, deklaroi se e gëzon fakti që është arritur që kompanive të mëdha amerikane t’i shpjegohet për këtë ide, për këtë zonë, dhe pret që një ditë të sheh shumë të rinj e të reja që shkojnë në punë, me paga të mira.
Ndërkaq, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ditën e sotme e quajti të veçantë, duke falënderuar Kryeministrin Haradinaj që po fillohet projekti më i madh që ka ndodhur në Gjakovë në infrastrukturë, si një nismë shumë e mirë për këtë komunë, vlera e së cilës është 8 milionë dhe planifikohet të përfundojë në vitin 2019.
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, tha se komuna e tyre e ka pritur këtë investim që një kohë të gjatë dhe sot kjo po ndodh falë përkrahjes së Kryeministrit Haradinaj dhe ministrit Pal Lekaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës