LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Kosova do ta paguaj shtrenjtë takimin Thaçi- Putin (Video)

Selimi: Kosova do ta paguaj shtrenjtë takimin Thaçi- Putin (Video)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se takimi i Thaçit me Putinin duket se është bërë në bazë të një plani të caktuar.

Selimi ka thënë në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, se takimi nuk ka ndodhur pse ka dashur Thaçi, por ka ndodhur se kishte interes Putini.


“Putini ka qenë aty edhe herët tjera dhe ka mundur të takojë edhe zyrtarët tjerë të Kosovës. Në këtë rast Thaçi u takua me Putinin jo pse ai ishte i interesuar, por pse Putini ishte i gatshëm dhe i interesuar për këtë takim”, tha deputeti i Vetëvendosjes.

Deputeti opozitar thotë se në bazë të asaj që tregoi Thaçi, Putini është i interesuar të diskutoj për çështjen e Kosovës.

“Ajo çfarë Thaçi tha që gjoja ka kërkuar nga Putini për Kosovën, la të kuptohet që Putini është i gatshëm të diskutojë më Thaçin për çështjen e Kosovës. La të kuptohet që nëse palët pajtohen për një marrëveshje, ajo marrëveshje do të jetë e pranuar edhe për Putinin. Thaçi e ka sjellë Kosovën në atë pozicion sa që nëse Kosova bën një marrëveshje të pranuar për Serbinë, ajo marrëveshje do të jetë e pranuar edhe për Rusinë”, shtoi Selimi.

Sipas Selimit, Thaçi ka bërë diçka që nuk është bërë asnjëherë nga ndonjë zyrtarë i Kosovës në raport me Serbinë.

“Është i vetmi që ka diskutuar tema me Serbinë pa praninë e bashkësisë ndërkombëtare. Ka takuar Vuçiqin vetëm, dhe kjo s’ka ndodhur më parë. E dyta, Thaçi është lideri i vetëm që ka takuar një president rus. Dhe ka takuar presidentin më antishqiptar që ka pasur Rusia”, thotë më tej Selimi, përcjell Telegrafi.

Rexhep Selimi ka thënë se nuk ka asgjë të mirë nga takimi Thaçi- Vuçiq, dhe se gjërat nuk do të jenë më njëjtë për Kosovën edhe  pas këtij takimi.

“Këtë takim Kosova do ta paguaj shtrenjtë. Se si do ta paguaj mbetet për t’u parë. Do të paguajmë në raport me Serbinë. Ne kemi pasur regres në pozicionin tone kundër Serbisë”, deklaroi më tej Rexhep Selimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori