LAJMI I FUNDIT:

Grupi u nda kurse ai vjen me një këngë të re – Belle ka gati projektin e madh të tij

Grupi u nda kurse ai vjen me një këngë të re – Belle ka gati projektin e madh të tij

Pak kohë më parë ai filloi karrierën e tij si solo, me emrin artistik Belle.

Ish-anëtari i Machiato Band, Bekim Hallaqi, ka konfirmuar karrierën solo të tij pas shpartallimit të grupit ku ai ishte producent, kompozitor e pianist.


View this post on Instagram

#musicshqip #love #wedding #prishtina #kosova

A post shared by Bekim E. Hallaqi (@belle_official1) on Jul 20, 2018 at 6:44am PDT

“Me Lot” titullohet kënga e re e cila do të vijë me videoklip.

Belle vjen me stil unik të këndimit në këtë projekt, klipi i të cilës po punohet nga Bug.

Muzika po punohet nga një prej producentëve më të njohur të estradës, Nurteel dhe tekstshkruesi, Ghulo, që janë bashkë në një ekip me Bellen.

Projekti i ri pritet të jetë hit, pasi që edhe Belle edhe bashkëpuntorët e tij, Nurteel dhe Ghulo njihen për hite ndër vite në estradën shqiptare.

Tashmë është publikuar edhe një pjesë e shkurtër nga videoklipi që do të publikohet shumë shpejt. /Telegrafi/