Prokuroria Speciale Publike hedh poshtë zërat për zvarritjen e hetimeve për zyrtarët e lartë të BDI-së. Njëri nga të dyshuarit për shpërdorim të detyrës zyrtare në rastin “Pacienti”, Bujar Osmani tha se subjekti që përfaqëson kërkon hetim të plotë ndaj gjithë funksionarëve. Hetimin ndaj tij nuk e komenton me arsyetimin se nuk dëshiron të ushtrojë presion ndaj gjyqësorit.
“Është më mirë që t’i lëmë ata që të bëjnë punën e tyre. Ata kanë mbështetjen e plotë tonën, për të bërë hetime për gjithçka. Ne kemi vendim të kryesisë së partisë që të hetohet nga viti 2002 e këndej secili funksionarë. Vetëm me hetime neve do të mund t’i demantojmë spekulimet të cilët ekzistojnë për mua ose për cilindo tjetër”- u shpreh Bujar Osmani, zëvendëskryeministër i dyshuar i PSP-së.
Kryeprokurorja Speciale Katica Janeva tha se në asnjë lëndë nuk ka ngecje dhe se hetimet vazhdojnë për të gjithë të dyshuarit.
“Nuk është tërhequr hetimi. Hetimi vazhdon ende. Dhjetëra hetime vazhdojnë mes tjerash edhe për regjistrimin e popullsisë por edhe për të dyshuarin Bujar Osmani. Tek regjistrimi i popullsisë të dyshuar e kemi Ali Ahmetin, por kemi edhe të tjerë nga nacionalitete tjera por edhe shqiptarë në lëndë tjera, siç është Titanik 3”- tha Katica Janeva, prokurorja Speciale Publike.
Prokuroria Speciale Publike momentalisht po ndjek katër zyrtarë të lartë të BDI-së, përfshirë edhe vet kryetarin e partisë Ali Ahmetin për dështimin e regjistrimit të popullsisë. Deputeti Ejup Halimi dhe zyrtari tjetër Ismet Guri dyshohen për manipulim zgjedhor ndërsa zv.kryeministri Bujar Osmani dyshohet për furnizime në Ministrinë e Shëndetësisë në periudhën kur ky ka drejtuar këtë dikaster. Pos zyrtarëve të BDI-së, nga tabori politik shqiptar dyshohen edhe kreu i PDSH-së Menduh Thaçi dhe ish anëtari i KSHZ-së nga radhët e kësaj partie Bedredin Ibrahimi./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak