LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj në Samitin “Startup Europe”: Regjimi i vizave, pengesë për zhvillimin e ndërmarrësve të Kosovës

Hoxhaj në Samitin “Startup Europe”: Regjimi i vizave, pengesë për zhvillimin e ndërmarrësve të Kosovës

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në Samitin e organizuar nga komisionerja për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel “Startup Europe Summit”, në Sofje të Bullgarisë.

Në panelin për përmirësimin e kushteve dhe kornizës ligjore për ndërmarrje të reja, zëvendëskryeministri Hoxhaj theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e zhvillimit ekonomik përmes inovacionit, si dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke krijuar qasje më të lehtë në financa dhe duke krijuar bazën ligjore që siguron lehtësira për të rinjtë që kanë ide kreative që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.


“Kosova është e përkushtuar të jetë në hap me trendet e fundit të zhvillimit ekonomik përmes inovacionit dhe digjitalizimit, për çka edhe jemi duke u angazhuar vazhdimisht për krijimin e kushteve dhe lehtësirave si nga ana ligjore ashtu edhe nga ana financiare”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj tha se pengesë e madhe për ndërmarrësit në Kosovë, e veçmas për ndërmarrësit e rinj, është mungesa e lirisë së lëvizjes për shkak të regjimit të vizave. Bashkimi Evropian duhet të marrë vendim pozitiv, tha zëvendëskryeministri Hoxhaj, duke theksuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e parapara në këtë proces.

Në këtë samit morën pjesë edhe përfaqësues të Qendrës për Inovacion në Kosovë, si dhe ndërmarrës të shumtë nga Kosova. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori