“Nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën: Serbia dhe Kosova kanë qenë në luftë. Por, mund ta ndryshojmë të ardhmen duke ndërtuar paqe mes nesh”, ka thënë presidenti Hashim Thaçi, në një intervistë për median franceze “The Point”.
Gazeta franceze shkruan se “dhjetë vite pas shpalljes së pavarësisë, negociatat në mes Serbisë e Kosovës janë në qorrsokak” dhe se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është shprehur se Kosova dhe Serbia janë “me kilometra larg çfarëdo marrëveshjeje”.
Por, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas medias franceze, dëshiron të ndërtojë paqe të qëndrueshme me armikun e deritashëm.
Në intervistën për gazetën ai thotë se pengesë janë narrativët tragjikë.
“Në Serbi, opinioni publik vazhdon të besojë se Kosova është djepi i Serbisë. Prandaj, na duhet kohë që t’u shpjegojmë qytetarëve të vendeve tona se është në interesin tonë të përbashkët që të ndërtojmë marrëdhënie të qëndrueshme”.
“Interesi i përbashkët është që Kosova të njihet nga Serbia, negociatat për anëtarësim në BE, anëtarësimi në Kombet e Bashkuara. Rajoni i Ballkanit ka nevojë për stabilitet”, ka thënë Thaçi dhe ka shtuar se “Për të arritur këtë na duhet mbështetja e BE-së dhe, natyrisht, e presidentit Macron pasi Franca gjithmonë ka qenë në ballë të përpjekjeve për të mbrojtur paqen”.
Duke folur për Kosovën, presidenti Thaçi ka thënë se “Kosova është demokracia më e re në Evropë, me shumë armiq që mundohen të dobësojnë Kosovën duke e paraqitur si shtet të korruptuar. Por ne jemi demokraci e qëndrueshme, me sundim të ligjit e ligje liberale. Ekonomia është në gjendje të mirë. Bashkimi Evropian është shpresa jonë e vetme: ne dëshirojmë të jemi pjesë e kësaj familjeje. Qytetarët e Kosovës janë mbi 95 për qind në favor të BE-së dhe NATO-s dhe ne po punojmë që të fuqizojmë institucionet e shtetit tonë”.
Ndërsa, për identitetin e Kosovës, presidenti Thaçi ka thënë se “Bashkimi Evropian nuk është klub i kombeve të krishtera. Identiteti jonë fetar është prodhim i historisë. Por, edhe pse popullata është me shumicë myslimane, ne nuk jemi shtet islam. Katedralja në Prishtinë është më e madhja në rajon. Në familje kam myslimanë, por edhe të krishterë. Të mos lejojmë që paragjykimet dhe populizmi të helmojnë realitetin. Për 20 vite ne kemi luftuar xhihadistët. Gjatë luftës kemi qenë shumë të kujdesshëm që të mos lejojmë që luftëtarë të huaj me motive fetare të hyjnë në radhët tona në luftën kundër Serbisë. Nuk kemi pranuar të njolloset lufta ynë legjitime. Sot jemi në ballë të luftës kundër DAESH dhe Al-Qaeda”.
Për gjasat për marrëveshje me Serbinë, ai tha se “status quo-ja e tashme është problematike dhe na pengon që të lëvizim përpara. Duhet të punojmë për të ardhmen. Franca dhe Gjermania kanë arritur këtë”.
“Nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën: Serbia dhe Kosova kanë qenë në luftë. Por, mund ta ndryshojmë të ardhmen duke ndërtuar paqe mes nesh”, ka përfunduar presidenti Thaçi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A