Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka thënë se vendi ynë ka bërë progres të madh që nga shpallja e pavarësisë dhe se tash UNMIK nuk e ka më rolin paqeruajtës, andaj do të ishte më e dobishme që resurset e kësaj organizate të shfrytëzohen për zgjidhjen e krizave tjera nëpër botë.
Ajo gjatë fjalës së saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Kosovën kërkoi nga vendet anëtare të këtij institucionit t’i referohen vendimit të GJND-së se Kosova nuk ka shkelur asnjë ligj kur ka shpallur pavarësinë dhe se ky realitet është i pakthyeshëm.
“Këto sesione këtu nuk i ndihmojnë paqes dhe dialogut dhe fatkeqësisht ky vend këtu është duke u keqpërdorur dhe është shndërruar në teatër”, u shpreh ajo.
Diplomatja kosovare ka folur edhe rreth anëtarësimit të Kosovës në Interpol, duke thënë se nuk mund të pritet nga vendi ynë të luftojë krimet pa qenë pjesë e këtij institucioni të rëndësishëm.
“Kosova nuk duhet të jetë një vrimë e zezë mes kontinentit evropian. Kemi dëshirë të ndihmojmë jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin dhe Evropën për të qenë më të sigurt. Sa i përket policisë, OKB duhet të mburret se vetë kanë ndihmuar të themelojnë Policinë e Kosovës dhe Kosova ka ndihmuar në parandalimin e komploteve terroriste”, u shpreh Çitaku.
Sipas saj, për themelimin e ushtrisë nuk do të dialogohet me Serbinë dhe kjo çështje do të përfundojë së shpejti. Ndërsa shtoi se themelimi i ushtrisë nuk paraqet shkelje të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së.
Duke folur për dialogun, ambasadorja Çitaku tha se Kosova vazhdon përmbushjen e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, por Serbia nga ana e saj ka dështuar në përmbushjen e marrëveshjes së energjisë, e cila i kushton Kosovës me miliona në vit, madje Beogradi zyrtar ka shkelur CEFTA-n, andaj tatimi i vendosur prej 10 për qind ndaj mallrave serbe si i tillë ka qenë i pashmangshëm.
“Dialogu paraqet të vetmin shteg përpara për të dyja vendet, por është e rëndësishme që të pajtohemi se çfarë është ky dialog. Dialogu është për paqe, pajtim dhe njohje reciproke, dhe si i tillë do të ketë kuptim dhe do të prodhojë rezultate vetëm nëse ne vendosim të flasim sinqerisht në lidhje me proceset në Bruksel. Fqinjët tanë duhet të na trajtojnë si qenie të barabarta dhe duke njohur të gjitha të drejtat tona”, tha ambasadorja Çitaku.
Ajo ka përmendur se Fatmir Limaj është liruar dy herë nga Gjykata e Hagës, duke dëshmuar kështu pafajësinë e luftës çlirimtare të Kosovës. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OBRM-PDUKM: BDI dhe LSDM janë krijuesit e Artan Grubit
Reshjet e borës, vështirësohet qarkullimi i automjeteve në rrugë
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles